BE ultimatum qeverisë/ Duam rezultate në fushën kundër pastrimit të parave, do t’iu monitorojmë! Çuci: Me EU4LEA më pranë BE-së

127
Sigal

Projekti i Bashkimit Europian është prezantuar në një konferencë me drejtuesit e lartë të sistemit të Drejtësisë. Sipas ministrit Bledi Çuçi, “projekti i ri që ka ndryshuar dhe brendinë, dikur Pameca, lëvizim në një linjë tjetër. Ky është fillimi i aderimit të Shqipërisë në BE. Projekti merr një rëndësi të veçantë në këtë etapë se do na shoqërojë ne në një proces shumë të rëndësishëm, të ndërlikuar, si është negociatat me BE për aderimin e vendit në BE. Pa ezauruar kapitullin 24 Shqipëria nuk mund të ecë perpara, ndaj merr rëndësi të veçantë. Në këtë moment vjen dhe etapa e radhës e bashkëpunimit mes BE dhe Shqipërisë në asistencën që ofron. Do na mundësojë që ne të mësojmë nga modelet më të mira, jo vetëm ato evropiane, por dhe të vendeve që rishtazi kanë aderuar në BE dhe kanë bërë një rrugë të ngjashme me Shqipërinë vetëm pak vite më parë. Pameca e shndërruar në EU4LEA, besoj se do transmetojë atë eksperiencë të gjatë, të akumuluar në mënyrë që të bëhet pjesë e trupit të agjencive tona ligjzbatuese. Ndonëse aktorët që vijnë në projekte të tilla janë të ndryshëm, e njëjtë mbetet trupa që përthith këtë asistencë, agjencitë tona ligjzbatuese. Tani kjo trupë ka emisarë që vijnë për të na ndihmuar, e të konsolidojmë më shumë forcimin e këtyre institucioneve.”