BE: Bëni shtet funksional/ Gjermania, Austria dhe Franca i vendosin kushte të reja Shqipërisë. As në shtator nuk ka hapje të negociatave

548
Sigal

Kryeparlamentari austriak apel Shqipërisë: Duhet të bëni shtet funksional!

Edhe Franca kundër hapjes së negociatave me Shqipërinë

Hapja e negociatave me Bashkimin Evropian u shty për në shtator, por duket se dhe atëherë nuk do të realizohet pasi lajme të këqija na vijnë nga Franca. Ish-Ministrja franceze për Çështjet e Evropës, Nathalie Loiseau është shprehur kundër hapjes së negociatave me Shqipërinë. Nathalie Loiseau deri në marsin e këtij viti, ka deklaruar se Franca do të votojë kundër hapjes së negociatave me vendin tonë dhe Maqedoninë e Veriut në qershor. Loiseau është aleatja e ngushtë e presidentit Emmanuel Macron është kandidatja e tij kryesore deputete në zgjedhjet e Parlamentit Evropian.

Nathalie Loiseau, ish-ministre e qeverisë Macron: Ne do t’i bllokojmë negociatat

Gjatë një interviste për RTL ajo ka treguar se gjatë kohës që ishte ministre ka bllokuar hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut në 2017. “Kur isha ministre e punëve evropiane, unë bllokova zgjerimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë Veriore në Bashkimin Evropian. Ne do të jemi kundër, do të vazhdojmë të jemi kundër, ata janë gjeografikisht në Evropë, ne duhet t’i ndihmojmë ata, por zgjerimi nuk është i mundur”– deklaroi Nathalie Loiseau në RTL. Prej kohësh, në vendet e Bashkimit Evropian akumulohet një frymë kundër politikave të zgjerimit. Edhe kreu i opozitës në Francë, François-Xavier Bellamy, është shprehur kundër hapjes së negociatave dhe ka deklaruar se Franca do të vendosë veton ndaj Shqipërisë. Loiseau është një nga deputetet më të besuara të Presidentit Macron dhe kandidatja kryesore e Partisë së tij “En Marche” për zgjedhjet evropiane. Ish-ministrja e Çështjeve të punëve Evropiane përshkruhet si një njeri i vendosur dhe ambicioz, duke synuar të bëhet shumë më tepër sesa një anëtare e Parlamentit Evropian. Loiseau dëshiron të udhëheqë një grup të ri në Parlament që do të formohet nga partia e Macron, ‘La République En Marche’ dhe nga liberalët evropianë. Një rol i tillë do ta bënte Loiseau një ndërmjetëse të fuqishme në Bruksel dhe do t’i jepte fuqinë për të bllokuar integrimin e mëtejshëm të unionit evropian. Ajo ka premtuar jo vetëm ndalimin e zgjerimit të BE-së, duke thënë se unioni nuk është gati, por edhe “rishikimin” e zonës Shengen.

Wolfgang Sobotka: Ndërtoni struktura të mira shtetërore funksionale

Kryeparlamentari i Austrisë, Sobotka i ka bërë një apel Shqipërisë, ku i kërkon që të ndërtohet në Shqipëri nj shtet funksional. Ndoshta kryeparlamentari austriak ka parasysh që në Shqipëri mungojnë institucionet kushtetuese dhe se reformat pa ato janë të dështuara. Kryetari i parlamentit austriak, Wolfgang Sobotka: “Fillimi i negociatave të pranimit dhe çdo hap i procesit duhet të miratohet në mënyrë unanime nga 28 shtete anëtare të BE. Mbi të gjitha, kjo kërkon struktura të mira shtetërore funksionale,” tha ai. Komentet e funksionarit të lartë austriak u bënë publike nga agjencia austriake e lajmeve APA. Maqedonia e Veriut, nga ana tjetër, është bërë pioniere pas zgjidhjes së mosmarrëveshjes së emrit me Greqinë, sepse dëshmoi se mund të zgjidhte një konflikt”, theksoi Kryetari i parlamentit austriak, Wolfgang Sobotka.