‘BD’ e Patozit parti e falsifikuar/ Shtohen denoncimet në Gjykatë për …

523
Sigal

Akuzat e qytetarëve shqiptarë se u janë falsifikuar firmat dhe se ata nuk kanë firmosur për krijimin e Bindjes demokratike të Astrit Patozit, po shtohen çdo ditë e më shumë.

Ditën e sotme kanë qenë 6 banorë të Vilë Bashtovës, të cilët kanë ankimuar në Gjykatë denoncimin për falsifikim firme.

Ndërkohë që edhe pak ditë më parë disa qytetarë të tjerë kanë ankumuar në Gjykatën e Tiranës denoncimin për falsifikim firme për regjistrimin e BD-së.

Por pavarësisht këtyre denoncimeve prokuroria ende nuk ka nisur hetimin ndaj Bindjes Demokratike.