Shqiptarët kanë një fatkeqësi si kryeministër, një katastrofë humanitare
Basir Çollaku
Shqiptarët kanë një fatkeqësi si kryeministër, një katastrofë humanitare, një shpërthim spitalor, një të dalldisur të paligjshëm, një njeri me rrezikshmëri të lartë shoqërore, një Edi Ramë. Plaçkitja e tij, gremina e ndërtuar nga ai në këto gjashtë vite kryeministër dhe 11 vite kryebashkiak, do t’i lërë të mjerë për shumë mote të tjera shqiptarët, ata të cilët ende kanë mbetur në këto troje të trazuara. Tre vjet më parë, kur OSBE e kryesonte austriaku Florian Rauning, një raport jo zyrtar, por i pranuar se ishte i prezencës së tyre në Tiranë, thoshte ndër të tjera se Edi Rama ka bërë afro 200 milionë euro pasuri dhe i qeveris këto të ardhura nëpërmjet të vëllait Olsi Ramës, nëpër ofshore. Kjo ndoshta ka qenë fillesa e shijes së pushtetit të kryeministrit të vendit. Prokuroria, si departament qeveritar, nuk nxehu as ftohu ujë për këtë material të rëndësishëm. Kanabizimi i vendit, pafundësia e koncesioneve, pandalshmëria e tenderëve abuzivë, janë një oaz tjetër miliona e miliarda dollarësh, të cilët janë në lejen e kreut të qeverisë, për të ndodhur. A është përfitues në terma personale kryeministri Edi Rama nga këto miliarda të lëvruara teorikisht nën një petk ligjor, hera herës edhe individual, por praktikisht një plaçkitje e frikshme me kosto kanibale për vendin dhe qytetarët?? A po pastrohen miliarda euro para në Tiranë dhe në Shqipëri, sipas raporteve të DASH dhe Europol? A e mundëson këtë vepër të rëndë të ligjërimit të parasë kriminale, pushtetmbajtësi Edi Rama? A ka ai përqindjen e tij përfituese nga këto grupe kriminale që e bëjnë këtë veprim? A është Edi Rama sërish hartuesi i ligjit për të marrë në duar tokat e bregdetit dhe për t’i ndarë ato me klientët e tij qofshin sipërmarrës, qofshin grupe kriminale dhe a është një tjetër histori paraje marramendëse të dyshimtë dhe sërish ai të jetë një ndër kryepërfituesit? A është dhe ligji për monedhën elektronike, një mundësi edhe për të fshehur ndryshe e jashtë taksave ca para të vogla, në shuma pa limit të vëna mënjanë? Olsi Rama, vëllai i Edi Ramës, ardhur nga SHBA sapo vëllai i madh u bë Kryeministër, nuk erdhi thjesht për solidaritet, apo duartrokitje në Tiranë. Shumë shpejt, akuzat në adresë të tij, vërshuan, por pushteti deri më tani, i ka mbajtur të konservuara, pa thënë as po dhe as jo, diçka rreth përgjegjësisë së tij penale, apo akuzuesve të tij. Implikim i Olsi Ramës, në organizatën e trafikut të drogës, heroinës, kokainës, dosjes së Xibrakës, është akuza e përsëritur e opozitës për vëllanë e kryeministrit. Ndoshta gjermanët nismëtarët e hetimit të kësaj super dosje, dinë më shumë se policia dhe prokuroria shqiptare, e cila asnjëherë nuk ka përmendur emrin qoftë edhe për ta mohuar. Linda Rama është bashkëshortja e Kryeministrit, ish-drejtuese e Bordit të Shoqërisë së Hapur, Fondacionit “Soros” Sipas njërës prej deklaratave të Edi Ramës, para studentëve, shtëpia në Surrel është falë punës dhe pronës së saj, ndonëse në të tjera takime, nënkuptonte se kishte bërë para si emigrant duke mundësuar dhe blerjen e shtëpisë. Kjo mundet të jetë dhe histori e ekonomisë së tregut, ndonëse në Shqipëri, tregu është hartë e dukshme qeveritare dhe adresë monopoli, sipas porosive të zëshme e të heshtura të pushtetit. Nuk do të marrim detaje të grave e burrave me të cilët ai ka qenë intim herë pas herë, mes tyre dhe diplomatë, të cilëve u ka ecur portofoli fjollë. Ata janë një kapitull më vete, që nis prej dekadash shkon gjer te Bilali në USA, e zor të mbarojë kollaj. Mos të lëmë mënjanë dhe akuzën e kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj, se Edi Rama do të ishte një ndër përfituesit në miliarda në rastin e mbylljes së projektit me Vuçiç dhe Thaçin. Pasi dështoi në tollovinë për të pluhurosur sytë e BE-së, tashmë Rama shpiku “ Shengenin Ballkanik”, një Jugosllavi të re, që nuk ka asnjë mbështetje nga BE dhe USA, zero përkrahje për këtë, dhe ka hapur shtegun e ftesës ruse. Ky njeri nuk e do Evropën, as Amerikën. Ai është njeriu më antieuropian dhe antiamerikan që ka pasur në dorë fate qeverisjeje. Ndoshta paratë këtu në këtë aferë nuk mungojnë dhe stomaku i kërkuesit mbushet shumë herë më kollaj, pa lëvizur nga vendi, Mos prisni largim vullnetar të Edi Ramës nga pushteti, privilegjet, heqja dorë nga dora në xhepat e shqiptarëve. Këtë e ka bërë moto familjeje, duke qenë ai KryeKapÇfarëKapësi më i madh e babëzitur në këto troje etnike. Teoritë e tjera janë pallavra.. P.S Brenda në Surrel ka shumë më tepër “thesare” nga ajo çfarë është thënë dhe shumë shpejt do të dalin.