Bashkia e Tiranës përfundon ndërtimin e fushave të sportit në shkollën 9-vjeçare “Fan Noli”

474
Sigal

Gazeta Telegraf/

Erion Veliaj:
Fushat moderne sportive në shkolla që t’i shërbejnë edhe komunitetit

 

“Jemi shumë të vëmendshëm që fëmijët, sidomos të
rinjtë, të largohen nga kafet, nga pikat e basteve, nga kazinotë dhe këtë energji
ta përdorin për të qëndruar të shëndetshëm, si dhe për të kaluar kohën në një
mjedis më pozitiv”, tha Veliaj

Bashkia e
Tiranës ka përfunduar investimin për ndërtimin e fushave moderne sportive në
shkollën 9-vjeçare “Fan Noli”, që mund të përdoren për basketboll, futboll dhe
sporte të tjera, si nga nxënësit, ashtu edhe nga komuniteti i Njësisë nr. 2.
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, vlerësoi standardet e punimeve,
ndërsa theksoi rëndësinë që po i kushton bashkia edukimit të fëmijëve. “Kjo shkollë
është pjesë e një game investimesh në njësinë 2. Javën tjetër hapim Liceun, si
dhe kemi hedhur themelet për rindërtimin e shkollës ‘Hoxha Tahsin’. Ndërkohë
që, sapo kemi nisur shpronësimin e shkollës “Kosova” për ta bërë edhe atë të re
dhe besoj që njësia 2, në fund të këtij mandati do të ketë, jo vetëm shkollat
më të mira në qytetin e Tiranës, por me shumë gjasa edhe në Republikë”, u
shpreh kryetari i bashkisë Veliaj. “Jemi shumë të vëmendshëm që fëmijët,
sidomos të rinjtë, të largohen nga kafet, nga pikat e basteve, nga kazinotë dhe
këtë energji ta përdorin për të qëndruar të shëndetshëm, si dhe për të kaluar
kohën në një mjedis më pozitiv”, tha ai duke sjelle në vëmendje angazhimin e
Bashkisë për ndërtimin e 20 shkollave të reja, që brenda këtij mandati mos ketë
më mësim me dy turne në asnjë prej shkollave të kryeqytetit. “Jam i
ndërgjegjshëm se çështja e shkollave me dy turne mbetet problematike. Këtë vit
po përfundojmë projektin për 20 shkollat. Njësia 2 do të marrë një pjesë të
këtyre 20 shkollave për t’u siguruar që “Fan Noli” ruan cilësinë dhe duke qenë
i ndërgjegjshëm se shumëfishimi i nxënësve në shkolla e shkatërron cilësinë.
Ndoshta, shkolla si “Fan Noli” mund të menaxhojnë dy ndërtesa meqë njerëzit e
duan reputacionin e dëftesës së “Fan Nolit”, por nuk mund të vazhdojmë më me
40-50 nxënës”, deklaroi ai.