Bashkëshorti i Romana Vlahutin del hapur kundër Trump-it

436
Ndërsa në Tiranë mediat vlojnë mbi shpenzimet e dyshimta të blerjes së vilës nga Delegacioni i BE-së, diku në Bosnje Hercegovinë, bashkëshorti i zonjës Vlahutin duket tepër i preokupuar mbi fatet e planetit Tokë.
Vlado Azinovic, një lektor universiteti, studiues i çështjeve të sigurisë, është bashkëshorti i zonjës Vlahutin. Ai gjen rastin thuajse çdo ditë që në llogarinë e tij zyrtare në ‘Twitter’, të postojë informacione mbi rrezikun që i kanoset SHBA-ve dhe njerëzimit nga zgjedhja e presidentit Donald Trump.

A mund t’i besohet Trump-it butoni i mbushjeve atomike?
A ka hyrë në Shtëpinë e Bardhë një rracist i bardhë?
Çfarë dreqin po i bën Trump-i abortit?
Po emigrantëve?
Ç’është ky ultra-nacionalizëm i bardhë?
Pak a shumë këto janë pyetjet dhe fobitë që përcjellin disa dhjetëra artikuj që zoti Azinovic shpërndan në llogarinë e tij zyrtare në ‘Twitter’.
Zoti Azinovic njihet në Bosnjë si një studiues dhe ekspert i çështjeve të terrorizmit islamik dhe ISIS-it, ndërsa në një artikull të revistës kroate HRsvijet (http://http://hrsvijet.net/index.php/vijesti/132-hrvatska/36374-hoce-li-povlacenjem-romana-vlahutin-iz-tirane-otpoceti-odmak-hrvatske-od-regiona), shkruhet se Azinovic është dhe anëtar i bordit drejtues të Fondacionit për Shoqërinë e Hapur në Bosnjë, fondacion ky i cili ushqehet me fonde nga financieri George Soros.
Sigal