Bashir Çollaku”Arrestimi i dy ish-deputetëve të PS u bënë për të tërhequr vëmendjen nga skandalet e fundit

600
Sigal

Gazetari Basir Çollaku ka deklaruar se arrestimet e djeshme ishin si qëllim të largonin vëmendjen nga skandali më i madh që ka përfshirë vendin, nga politikanët dhe mediat. Sipas tij këto arrestime duhet të ishin bërë më parë, prandaj koha e zgjedhur ngjall shumë dyshime.  “Këto ishin ngjarje të fjetura dhe të ditura që më parë. Këto arrestime pikërisht sot, ditë e Dielë, kanë më shumë si qëllim tërheqjen e vëmendjes nga skandali i madh i fondeve të zeza greke, për mediat shqiptare dhe për politikanët e njohur shqiptarë… Këto arrestime mund të ishin bërë më parë, koha e përzgjedhur ngjall dyshime…”, – u shpreh Çollaku.