Basha takon Kurz: Opozita vullnet për konsensus në reformën e dejtësisë

511
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha zhvilloi një takim me Ministrin e Punëve të Jashtme të Austrisë Sebastian Kurz. Reforma në drejtësi, dekriminalizimi dhe zgjedhjet e lira dhe të ndershme ishin tre çështjet e diskutuara në këtë takim.
Lideri i opozitës Lulzim Basha ka rikonfirmuar vullnetin e opozitës për të punuar me konsensus, për një reformë në drejtësi e cila lufton korrupsionin, por pamundëson kapjen politike. Deri tani ky vullnet mungon nga ana e mazhorancës, theksoi Basha duke sjellë në vëmendje miratimin për herë të dytë të një drafti të njëanshëm nga ana e PS i cili shkon në drejtim të kundërt të një drejtësie të pavarur dhe të pandikuar politikisht.
Një çështje tjetër e diskutuar ishte dekriminalizimi. Përveç ligjit, theksoi Basha është shumë i rëndësishëm dhe vullneti politik për ta ndarë politikën nga krimi dhe ky vullnet nuk po tregohet nga kryeministri Rama. Shkëputja e lidhjeve krim- para- pushtet, tha zoti Basha është e një rëndësie jetike për demokracinë, zhvillimin ekonomik dhe zgjedhje të lira e të ndershme
Dështimi i zgjedhjeve të qershorit 2015 për shkak të kriminalizimit dhe problemeve të rënda të evidentuara edhe nga raporti i OSBE/ODHIR-it si shitblerja e votës, intimidimi i votuesve, përdorimi i administratës, keqpërdorimi i Policisë së Shtetit, etj. i kanë rikthyer zgjedhtjet e lira dhe të ndershme si sprova më e madhe e Shqipërisë. Pa zgjidhur këtë problem kryesor, pa garantuar votën e lirë, Shqipëria nuk mund të bëjë asnjë hap përpara në rrugën e zhvillimit dhe integrimit theksoi kreu i opozitës.
Sigal