Basha takon Fajon: Zbatimi i vendimeve të Kushtetueses, premisë për dialog

457
Pa zbatuar vendimet e Gjykatës Kushtetuese nuk mund të ketë asnjë premisë për dialog të mirëfilltë politik, është shprehur kreu i PD-së, Lulzim Basha gjatë një takimi me eurodeputeten Tanja Fajon.Basha ka theksuar gjatë takimit se Shqipëria ka bërë hapa prapa përsa i përket zbatimit të ligjit, demokracisë, standardit të zgjedhjeve dhe situatës ekonomike. “Implementimi i vendimeve të Gjykatës Kushtetuese në asnjë vend demokratik nuk negociohet por zbatohet, e kjo nuk mund të vihet në diskutim as në Shqipëri. Partia Demokratike nuk tërhiqet dhe se pa zbatuar vendimet e Gjykatës Kushtetuese nuk mund të ketë asnjë premisë për dialog të mirëfilltë politik”, tha Basha.
Shqipëria dhe stabiliteti i saj, vijoi Basha është e rrezikuar pa zbatimin e ligjit të dekriminalizimit. “Persona më të shkuar kriminale, si trafikant droge, qeniesh njerëzore etj, janë zgjedhur deputet, kryetarë bashkish, në poste të larta të administratës dhe Policisë së Shtetit. Për këtë, pas një vit diskutimesh e negociatash u miratua ligji për dekriminalizimit ndërsa nënvizoi se pa zbatimin jo vetëm në germë por në shpirt të këtij ligji, demokracia shqiptare është e rrezikuar e bashkë me të edhe stabiliteti i Shqipërisë”, është shprehur Basha. Partia Demokratike, vijoi kreu i PD-së, qëndron fort për vlerat dhe parimet demokratike, Kushtetutën, zgjedhje të lira dhe të ndershme, drejtësinë e pavarur dhe të pakapur që lufton dhe nuk mbron korrupsionin dhe krimin me lidhje qeveritare.
Sigal