Basha, takim me investitorët italianë

461
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka njoftuar me anë të një postimi në Facebook se do të takohet sot “me një grup prej rreth 90 investitorësh italianë”.
“Shumica prej të cilëve kanë ardhur nga Italia me interesin për t’u njohur me propozimin tonë ekonomik për të ardhmen. Bashkë me sipërmarrësit do të jenë senatori Paolo Romani, ish-ministër i Zhvillimit Ekonomik dhe sentori Mario Mauro, ish-ministër i Mbrojtjes së Italisë. Do të bashkëbisedojmë për vizionin dhe politikat ekonomike që ne do të ndërmarrim pas zgjedhjeve të 18 qershorit”, shkruan Basha. 
“Ne jemi të vendosur dhe të përgatitur të kthejmë punën dhe investimet në vend. Fasadat nuk prodhojnë mirëqenie. Fabrikat, hidrocentralet, rrugët, investimet e huaja krijojnë punësim, zhvillim dhe mirëqenie”, mbylli postimin e tij kreu i PD-së.
Sigal