Kryetari Basha takim me aleatët në selinë e PD-së

477
Sigal

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka mbledhur sot në një takim aleatët e tij. Mësohet se mbledhja nisi rreth orës 17:00 në selinë e PD.

Kryefjalë e këtij takimi është situata politike në vend, pas vendimit të Bashkimit Europian duke i thënë ‘JO’ çeljes së negociatave për Shqipërinë.

Po ashtu në këtë mbledhje opozita joparlamentare do të diskutojë në lidhje me rrugën që do të ndjekë në vazhdim si dhe do të flasin për reformën zgjedhore.