Basha sulmon Ramën: Në 3 vetë, dy i ke kriminelë

478
Lulzim Basha ka reaguar po përmes rrjeteve sociale për komentin e publikuar nga kryeministri Edi Rama, që e interpretoi goditjen me vezë nga demokratët në Parlament, si shterim të opozitës.
‘Edi Rama, ne 3 vete, dy i ka kriminele, sipas fushes ku kane gjakuar, trafik droge, rrembim personi, prostitucion dhe vrasje. I treti eshte hajdut i uritur, por ama aq sa te mos ngopet shpejt, te zgrape cdo dite per Ramen se pari, e cte mbetet per veten e tij.  Nese ka nje fund te palavdishem te fantazise dhe krijimtarise eshte te besh minister ahmetajn e beqen, te cilet kane damken e hajdutit qe dallohet me kilometra larg. Fund i shemtuar i kreativitetit, te besh deputet armando prengen. Me keq, ta marresh ne mbrojtje ne te gjitha heret kur k​y lac me kobure ne xhep, tregon veten.  Edhe sot kete beri. E mori ne mbrojtje edhe pse mbare opinioni jane te tronditur, dhe Brukseli ne alarm. 

Thuhet se realiteti le pas cdo fantazi. Realiteti qe na solli Edi Rama kete ka bere. Ndaj habitet ambasadori pse Shullazi eshte i lire. Pse Frroku arratiset me kollajllek. Ne habi jane kapur i madh e i vogel se si nje kryeminister i kapur ne shtrat me krimin, vazhdon ta riprodhoje ate, duke shtuar banditet kudo. E duke i mbrojtur ata deri ne fund. Aq sa sot nuk dallon dot nje ndryshim mes nje strukture kriminale dhe qeverise Rama. Nje ene e bashkuar qe merr e jep gjithe diten. 

Partia Demokratike eshte sot e vetmja pengese per Edi Ramen qe ta shndrroje tere vendin ne Republike te trafikanteve, gangstereve, vrasesve. 
Ai do te donte qe te kishte armando prenga, ne vend te qytetareve. Ai do donte te kishte armando prenga ne vend te opozites. Ai do donte te kishte armando prenga ne vend te nderkombetareve. Por projekti i tij eshte nderprere. Eshte ne fundin e tij dhe zhgerryhet edhe ca kohe me krimin. Demokratet, qytetaret, socialistet e ndershem, te majte e te djathte do ta heqin kete ciban. Duke u majmur e ngrefur, thjesht po afron theqafjen e tij’ përfundon deklarata e liderit të PD-së.
Sigal