Basha rikthehet pranë njerëzve në Thumanë, më pas udhëton drejt Durrësit

475
Sigal

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, pritet të rikthehet edhe njëherë në mbrëmje në Thumanë, për qëndruar pranë njerëzve të cilët ndodhen në momentin e tyre më të vështirë pas tërmetit të fuqishëm që goditi Shqipërinë mëngjesin e sotme.

Basha do të jetë për për 30-40 minuta në Thumanë, ku vazhdon operacioni i kërkim shpëtimit në rrënojat e pallateve të shembura dhe më pas do të vazhdojë rrugëtimin në Durrës në zonat më të dëmtuara nga tërmeti.