Basha: Rama tregoi se është në krah të Tahirit

613
Pak pas shtyrjes së mbledhjes së Këshillit të Mandateve për çështjen ‘Tahiri’ ashpër ka reaguar kryetari i Partisë Demokratike. Lulzim Basha. Nga selia e PD-së ai pohoi për gazetarët se sot u vërtetua edhe njëherë se Rama është në krah të Tahirit.
“Shqiptarët kanë parë sot se si Rama ka mbrojtur Tahirin. Që është kapur në flagrancë nga Italia në trafikun e drogës dhe armëve. Tahiri merrte shuma të mëdha parash në këmbim të kësaj bande për t’ju siguruar siguri nga policia. Këto prova, që drejtësia italiane po i administron dhe prova të tjera janë paraqitur nga prokuroria, me qëllim heqjen e një privilegji i imunitetit parlamentar. Rama tregoi se është në krah të Saimir Tahirit. E vërteta që i lidh është me e fortë se retorika për të bërë drejtësi.”, tha Basha.
Sigal