Basha: Rama të lërë propagandën e fasadat e të ndihmojë banorët e përmbytur

453
Sigal

Investimet shkojnë për
fasada në vend që të shkojnë për të parandaluar përmbytjet e ndihmuar
qytetarët

 

Gazeta Telegraf/


Kryetari i Partisë Demokratike,
Lulzim Basha pa sot nga afër situatën e krijuar nga përmbytjet në zonën e
Laçit. Banorët shprehën shqetësimin për mungesën e vëmëndjes nga autoritetet
shtetërore dhe pse brenda një viti janë përmbytur pesë herë. Njëri nga banorët
të cilit i janë përmbytur të gjitha orenditë dhe shtëpia është bërë e
pabanueshme, tha se askush nuk ka denjuar t’i ndihmojë, madje një ditë më parë
zgjidhja që u kishin dhënë  zyrtarët e prefekturës
ishte  të hipnin mbi kodra që të mos mbyten.

Banore: Ju jeni të parët
që keni ardhur, kjo është një farë ngushëllimi. Kam kontaktu personalisht me
stafin e Bashkisë më kanë thënë hypni në kodër, sikur të ishim shpend. Kjo
është banesa e tim vëllai. Kemi largu noj diçka që i përket familjes pjesa
tjeter, ja. Ku ta çoj vellain unë? Unë kam zgjidhje. Unë do t’ia mbaj fëmijët sa
të kem mundësi po ku do të banojë, ku do shkojë? Boll me mashtrime e me rrena.
Është përmbyt disa herë. Na thanë, diçka do bëjmë ne të bashkisë së Laçit, jo
ebeni një foto këtu, jo bëni diçka atje. Bujrum ku jemi. Na ka humb dhe durimi
tani. Kam fëmijët e vëllait, kam nipërit dhe mbesat, kam dinjitetin tim.Nuk
jemi nga një shtet afrikanë e të jetojme kështu ne tani . Mos të kemi një njëri
që i kemi dhënë votën e kemi përkrah dum këtë, dum atë, nuk shfrytëzohet besimi
kështu.

Basha: Ti lënë llafet, të
lënë propagandën e të vijnë këtu të ndihmojnë njerëzit.

Banore: Në mënyre
absolute asgjë. Dhe po të them nuk do të trokas më në asnjë derë nga ky moment.

Banorët ankohen se e kanë
të pamundur të përballojnë pasojat e kësaj përmbytje e cila përsëritet sa herë
bie shi. Deri më tani asnjë ndihmë nuk është dhënë nga shteti. Një tjetër
banore theksoi se kanalet kulluese janë të bllokuara dhe askush nuk i është
përgjigjur shqetësimit tonë, qeveria na drejton te bashkia dhe bashkia te
qeveria.

Banore: Mbrëmë ka qenë
ngjarje e jashtëzakonshme. Veç këtë vit 4-5 herë jena përmbyt. Se si janë këto
kanalet nuk i kuptoj. S’po diskutojmë kopshte e gja, po diskutojmë materialet e
shpisë e fëmijët.

Basha: Dëmshpërblimin a
keni marrë për herët më përpara?

Banorë: Kurrë noj herë. Pa
punë jena 8 vetë. Une jam pensioniste. Çunat tu mundu ku të gjejnë një copë
pune për me hangër një copë bukë.

Banore: Rreth 1 metër ujë
më ka hy në tokë, ushqimi i bagëtive, lavatriçe e frigorifera  janë
myt. Se di ç’bëjnë këta veç 2 herë i kam bo letër ministrit dhe një predektit
këtu dhe më kanë thënë shko e merru vesh me bashkinë. Shkoj te bashkia më thonë
shko te qeveria.

Kryetari i Partisë
Demokratike, Lulzim Basha i bëri thirrje qeverisë të lërë propagandën dhe
investimet e luksit që mbushin xhepat e tyre dhe tu vijë në ndihmë banorëve të
cilët i kanë lënë në mëshirë të fatit.

Basha: Asnjëri nuk
funksionon se nuk e kanë mendjen tek njerëzit, e kanë mendjen tek xhepat e
tyre. Investime nuk ka pasur, investimet shkojnë për fasada në vend që të
shkojnë për të  ndihmuar njerëzit se kjo është hera e tretë brenda dy
viteve që kemi këtë situatë në Laç e kemi në fushë ke ujë e kemi kudo tjetër.
Lekët e investimeve shkojnë për të bërë zbukurime e fasada në vend që të vijnë
me ndihmu njerëzit. Juve u kanë lënë në mëshirë të fatit, ju kanë
braktis  dhe vijnë vetëm për tu kërkuar votën. Kur vjen puna për t’iu
gjend pranë në ditë të hallit zhduket qeveria. Kjo është situatë e papranueshme
për ne. E para prioritet duhet të jetë ruajta e jetëve të njerëzve. E dyta të
evidentohen dëmet materiale dhe të vijnë t’u gjenden pranë me ndihmë pasi u
është shkatërruar dhe ushqimi i bagëtive për dimrin  dhe e treta t’i
mbajmë përgjegjës për këtë situatë  sepse lekët jepën për investime
fasade ndërsa njerëzit mbyten. 150 familje në Laç dhe dhjetëra familje në Fushë
-Krujë kanë pas përmbytje. Reshjet do vazhdojnë si do t’ia dalin?