Basha: Rama përdor Rroshin për të kërcënuar deputetët e PS-së

306
Pas takimit me europarlamentarin Knut Fleckenstein, kreu i opozitës Lulzim Basha tha se Partia Demokratike është e interesuar të çojë deri në fund reformën në drejtësi. Basha thksoi se opozita ka bërë propozimet e saj, por është shumica ajo që e pengon këtë proces.
“Ne kemi një qëndrim koherent për reformën në drejtësi, që lufton korrupsionin dhe krimin e organizuar. Kemi një propozim që po diskutohet nga opozita dhe po shikojmë si do të zgjidhim detyrat që ka lënë Venecia. Ne kemi bërë propozimet tona, presim propozimet e mazhorancës, po duket sa shumë e duan reformën. Presim që mes dialogut politik, refoma në drejtësi të miratohet”.
Por sipas Bashës, ky është një proces formal, sepse shqetësimi më i madh që ai ngriti me europarlamentarët, është zbatimi i ligjit.
“Shqipëria ka një ligj antimafie që kërkon konfiskimin e pasurive të mafies, por Ministri i Brendshëm nuk vepron. Kemi një ligj që Rroshi me kompani të largohet, por ai kërcënon deputetin e mazhorancës dhe Rama rri si kukudh, që do të thotë se miraton me heshtje për të kërcënuar deputetet ë PS, – vijon Basha. – Kemi rekomandimin e zgjedhjeve dhe nuk kemi asnjë garanci për zgjedhje të lira e të ndershme. Problemi nuk janë ligjet, por zbatimi i tyre. Kjo qeveria ka dëshmuar se nuk është e aftë dhe nuk ka vullnet të zbatojë ligjet. Ky kyeministër është njësh me krimin e organizuar për trafikimin e drogës dhe të mbrojtjes së narkotrafikantëve. Shteti ligjor është i nëpërkëmbur”, – shtoi më tej ai.
Sigal