Basha: Rama nuk mban përgjegjësi për bilancin skandaloz të dy viteve

337
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar pas konferncës së mabjtur sot nga Kryeministri, Edi Rama. Përmes një postimi në Facebook, lideri i opozitës shkruan se Rama nuk pranon asnjë përgjegjësi për bilancin skandaloz të dy viteve dhe për dështimin në cdo drejtim. Ai hedh akuza ndaj kreut të qeverisë për përfshirjen e shefit të tij të policisë së Vlorës në trafikun me avion të drogës.

‘Kryepergjegjesi vazhdon të kërkojë lart e poshtë fajtorë për gjithçka, ndërkohë që nuk pranon e nuk mban asnjë përgjegjësi për bilancin skandaloz të dy viteve, për dështimin në çdo drejtim, për korrupsionin masiv, për vjedhjen e 160 milionë dollarëve vetëm në dogana e tatime në 6 muajt e parë të vitit.
Quan sukses përfshirjen e shefit të tij të policisë së Vlorës në trafikun me avion të drogës, dhe flet për rritje ekonomike, ndërkohë që varfëria e papunësia thellohen çdo muaj, dhe eksodi nga dëshpërimi i bashkqytetarëve vetëm rritet.
Sfilon 1 orë para mediave si dikush që sapo ka shkelur në vendin tonë, ndërkohë që është vetë autor i taksave të larta, është shkaktar i krizës ekonomike, i mungesës së investimeve, i promovimit të krimineleve në zyrat e shtetit, i vrasjes së shpresës së shqiptarëve’ shkruan Basha. 
Sigal