Basha: Rama nuk është tërhequr, të martën vazhdon mosbindja qytetare

536
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, tha të enjten se pavarësisht se kryeministri Edi Rama ka pranuar fajin, ai nuk është tërhequr, prandaj opozita do të vazhdojë me mosbindjen qytetare ditën e martë dhe protestat do të shtrihen në të gjithë vendin.
“Edhe javën e ardhshme duke nisur nga dita e martë, në respekt të së dielës dhe të së hënës së pashkëve ortodokse, ne në bashkërendim me sipërmarrjen e vogël, me fermerët dhe natyrisht me solidaritet me kuksianët dhe qytetarët e të gjithë Shqipërisë që refuzojnë grabitjen do të vazhdojmë të mbështesim të gjitha aktet e mosbindjes qytetare dhe protestës që do të shtrihet në të gjithë Shqipërinë”, tha Basha, në një prononcim për mediat pas përfundimit të mbledhjes me partitë aleate në selinë e PD.
“Dua t’i drejtoj një apel të gjithë mediave, që të mos bien në grackën e Edi Ramës dhe të mos përdorin fjalën tërheqje. Edi Rama sot ka pranuar fajin, por sa kohë mban në burg 11 të pafajshëm që kanë vepruar kundër fajit të tij, nuk është tërhequr.”
Sigal