Basha: Që në momentet e para do anulojmë ligjin e arsimit të larte

565
Kreu i PD-së, Lulzim Basha duke folur në ‘çadrën e lirisë’ që sot ka pritur korçarët është shprehur se Republika e re ka hedhur vetëm hapin e parë, atë për të zhvilluar zgjedhje te lira dhe të ndershme.

Gjatë fjalës së tij, Basha u shpreh se që në momentet e para të qeverisë së Republikës së re, do të anulohet ligji i arsimit të lartë, që sipas tij është i tmerrshëm.

Pjesë nga fjala e kreut të PD-së, Basha:
Republika e re ka hedhur vetëm hapin e parë.
Ne me forcën e bashkimit do t’ia dalim ta fitojmë totalisht betejën për zgjedhje të lira dhe të ndershme, por kjo betejë është vetëm e para në rrugën drejt Republikës së Re, drejt atij realiteti ku çdo shqiptar, që nuk do të ketë asgjë të përbashkët me realitetin e sotshëm ku është kredhur Shqipëria.

Të vërteta e sotme të çdo shqiptari shpalosen këtu pa censurë se arma e fuqishme oligarkisë që janë mediat e kapura fatkeqësisht censurojnë fjalën e qytetarëve dhe japin vetëm fjalën time.

S’e kam fjalën për gazetarët dhe operatorët që i përshëndesim dhe janë pjesë e këtij bashkimi qytetar, por të një grushti pronarësh që e kanë lidhur fatin me kupolën e korrupsionit dhe ia presin fjalën qytetarëve .

Pra, hallet e njerëzve shpalosen këtu ditë për ditë dhe republika e re, që nuk do të jetë asgjë të bëjë me realitetin e sotshëm, do t’i adresojë këto probleme duke vënë në dispozicion të zgjidhjes së halleve, aseset e shqiptarëve.

Kështu do të mundësojmë në republikën e re që fermerët e grabitur dhe mashtruar nga padrejtësisë, të rikthehet fuqishëm në ekonominë shqiptare dhe të një tregu ku përfitojnë si prodhuesit, edhe konsumatorët. Ne do ta mundësojmë këtë në republikën e re, ku qindra milionë që i përpijnë kuçedrat e korrupsionit të Edi Ramës me subvencione të drejtpërdrejta, vit për vit, afërsisht 50 mijë lekë asistencë për dynym subvencion për çdo familje fermerë. Zerim të taksave për inputet.

Për studentët, republika e re do të mundësojë që në orën e parë anulimin që orën e parë të këtij ligji të tmerrshëm të arsimit të lartë; të vendosin vetë për kolegjet dhe universitetet; republika e re do të mundësoj që asnjë të riu të mos i pamundësohen studimet dhe një urë njëvjeçare për stazhet në tregun e punës.

Në republikën e re, koncesionet e derrave të korrupsionit që mblidhen nga mëngjesi në darkë në zyrën e kryederrit për të ndarë paratë e gjakut të shqiptarëve do t’i kthehen edhe pensionistëve dhe në 4 vitet e para të republikës së re, pensioni minimal nuk do të jetë nën 250 mijë lekë. Kjo do të jenë avantazhet e para të një Shqipërie që nuk do të jetë si sot por asgjë nuk do të jetë si sot nëse ne lëmë në këmbë mekanizmin korruptim që çimentoi mbajtjen në këmbë të kësaj Republike.

Ju e dini mirë se cili është ky mekanizëm që rrënoi ekonomin, që ka humbur listën e investimeve publike, me shëndetësi të falimentuar, ku shushunjat pinë gjakun e pacientëve përmes koncesioneve të larta sa mali i Dajtit, me Shqipërinë pararojë të krimit dhe drogës.

Sot është rasti t’ia përsërisim shqiptarëve mekanizmin kriminal sesi këto bëhen të mundura: pazari me të ardhurat e qytetarëve, me drogën. Emri i mekanizmit është pazari! Pazari ka vazhduar pa pushim ditë e natë.
Sigal