Basha: Pse i trembet Rama hetimit ndërkombëtar për aferën 600 mln euro?

534
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka akuzuar kryeministrin Rama se po i shmanget hetimit ndërkombëtar për aferën 600 milion euro. Kreu i PD theksoi se hetimi ndërkombëtar do të kryhet dhe se ligji do të veprojë mbi këdo që ka abuzuar me pasuritë e qytetarëve shqiptare. “Ka dy vjet që shan, mallkon, akuzon dhe shantazhon sistemin e drejtësisë, por kur duhet të mbrojë aferat e tij shndërrohet si askush tjetër në avokat të saj. Pse i trembet Edi Rama hetimit ndërkombëtar për aferën 600 milion euro? Pse ka frikë nga e vërteta? Popullit i ka vajtur thika në palcë ndërsa kokoshi 200 milionësh kakaris me shpresën se do t’ja hedhë pa i hyre gjemb në këmbë. Ky që trajton një popull të tërë si hajdut është nën akuzë për vjedhjen e shekullit, jo 6 as 60 por plot 600 milion euro, dhe përsëri do ti ikë hetimit. E ka kot. Hetimi do të kryhet, drejtësia do të bëhet, e vërteta do të zbardhet, ligji do të veprojë mbi këdo që ka abuzuar me pasuritë e qytetarëve shqiptare”, është shprehur Basha.
Sigal