Basha prezanton Voltana Ademin në Shkodër: Na pret sfidë e vështirë

531
SHKODER – Lulzim Basha ndodhet sot në Shkodër për të prezantuar atje kandidaten e PD për bashkinë. Kandidatja e zgjedhur nga PD për të drejtuar Bashkinë e Shkodrës është deputetja Voltana Ademi.
“Kjo është organizata kriminale. Jemi këtu për kandidaten tonë që të fillojmë një aksion të madh politik. Vota e 21 qershorit është një armë në dorë të çdo shqiptari për të ngritur kokën, për ti thënë ndal oligarkëve. Do bëjmë gati portën e shporrjes pas 21 qershorit edhe nga qeveria. Kanë sjellë një fytyrë akrobatike, pelivane si kandidatë. Eshtë kandidatja Rama – Meta. Ademi është përfaqësuesja e denjë e Shkodrës. Zeri juaj në parlament që nuk ka braktisur kurrë Shkodrën” – tha Basha.
Në fjalën e tij teksa ka prezantuar kandidaten Basha veç të tjerash tha se rikthehet me dëshirë në Shkodër. Basha e quajti një lajm të bukur zgjedhjen e Ademit si kandidate për bashkinë e Shkodrës. 
Ai tha gjithashtu se Shkodrën e pret një sfidë jo e vogël e cila ka kapërcyer zullum pas zullumi për ti dhënë shancin Shkodrës të ecë përpara. Koalicionin dhe qeverisjen Rama-Meta Basha e ka cilësuar si një të keqe që gatuan me arrogancë krizën ekonomike. Referuar eksodit, Basha ka thënë se ne jemi në krye të listës si azilkërkues në vendet e Evropës pas Sirisë.
Ndërkohë kandidatja e e Partisë Demokratike, Voltana Ademi , u zotua për punë të palodhshme për ta kthyer shkodrën në një qytet modern.
“Me shumë emocion, me emocionin që përcillni ju, njerëzit, unë do filloj me atë që ne përfaqësojmë, me vlerat, parimet demokratike të Shkodrës, me vlerat parimet tona që i kemi ruajtur fortë, kemi besuar fortë, për të cilat kemi luftuar fortë, do të kërkojmë që ti mbajmë fort. Do ta bëjë Partia Demokratike, do ta bëj unë me Partinë Demokratike, do ta bëjnë njerëzit, qytetarët e Shkodrës, zonjat, zotërinjtë, të rinjtë, të rejat.
Ne, ajo që i ofrojmë qytetarëve tonë, banorëve të Shkodrës, është besnikëria, ne do punojmë me besnikëri, me besnikëri ndaj parimeve të shenjta tonat që i kemi në gen, që kemi punuar dhe jetuar fort me vite me shekuj, janë tek ne dhe mendoj që njerëzit, ju më shumë se askush, e dinë që vetëm kështu ne mund të bëjmë të mundur që ta çojmë rritjen e zhvillimin e Shkodrës më tej, ta bëjmë atë një qytet, një Shkodër me të gjithë banorët e saj, në Malësi, në Shkodër, në bregdet, në fushë, kudo duke shfrytëzuar burimet krahasimisht më të mëdha, më tërheqëse që kjo bashki ka për t’i kthyer në burimin tonë kryesor të rëndësishëm për njerëzit, me njerëzit, në shërbim të njerëzve për mirëqenien e tyre. Do ta bëjmë këtë me ju, ne do ta bëjmë bashkë. Shkodra është e jona dhe ne i përkasim Shkodrës.
Ne do ta bëjmë atë me besnikëri, do punojmë bashkë dhe do vazhdojmë bashkë ta udhëheqim atë për të mirën tonë dhe të fëmijëve tonë, do bëjmë atë që të rinjtë e të rejat që jetojnë sot në Shkodër sikurse të rinjtë e Europës ta shohin të ardhmen e familjeve të tyre në Shkodër gjithmonë, në një qytet europian për të cilën ne tashmë e kemi nisur rrugën e zhvillimit.
Do ta bëjmë bashkë dhe do fitojmë, do fitojmë të gjithë bashkë, PD do të fitojë në Shkodër, njerëzit populli i Shkodrës, të gjithë ne dhe kështu do të bëjmë të mundur që të jetojmë në qytetin më të lumtur që kemi dëshiruar të kemi gjithmonë duke punuar fortë, me vetëmohim, përkushtim, dashuri dhe bashkë me njëri tjetrin duke ja dhënë krahun njëri tjetrit dhe duke punuar me njëri tjetrin duke u parë sy më sy, duke qenë të sinqertë dhe dukë e bërë këtë të mundur realitet. Vetëm kështu ne mund ta bëjmë”, tha Ademi.
Pasi përfundoi tubimin Basha preferoi edhe një xhiro në këmbë në këtë zonë së bashku me kandidaten dhe mbështetësit e PD-së.
Sigal