Basha poston foto me mësuesen e klasës së parë, urimi i veçantë

459
Sigal

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka mesazh të veçantë urimi për të gjithë mësuesit, që festojnë sot “7 Marsin”.

Bashkëngjitur urimit, Basha poston në ‘Facebook’  edhe një foto me mësuesen e tij të parë.

Mesazhi i plotë i Bashës:

Është kaq e natyrshme që çdo 7 mars sjell ndër mendje mësuesen e klasës së parë. Dhe po kështu të çdo mësuesi dhe pedagogu që ka qenë pjesë e jetës dhe e dijes në çdo hap që kemi hedhur si nxënës dhe studentë.

Ndaj sot dua t’ju uroj nga zemra festën të gjithë arsimtarëve në Shqipëri, të gjithë mësuesve që përtej çdo vështirësie janë përçuesit e përkushtuar dhe të pazëvendësueshëm të dijes tek fëmijët dhe të rinjtë tanë.

Për lodhjen e përditshme, kushtet shumë herë të pafavorshme të mësimdhënies dhe dinjitetit njerëzor, ata meritojnë të festojnë sot 7 marsin me urimin, shpresën dhe premtimin se ditë më të mira do të vinë për arsimtarët tanë. #ditemetemira

Është kaq e natyrshme që çdo 7 mars sjell ndër mendje mësuesen e klasës së parë. Dhe po kështu të çdo mësuesi dhe…

Gepostet von Lulzim Basha am Samstag, 7. März 2020