Basha: Po s’u larguan arkitektët e krimit, nuk mund të ketë Vetting në polici

571
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, diskutoi sot në lidhje me nismën për Vettingun në radhët e policisë të ndërmarrë nga ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj.
Basha tha se nuk mund të ketë Vetting tek punonjësit e policisë pa u larguar arkitektët dhe organizatorët e krimit, duke iu referuar ish-ministrit Tahiri dhe kryeministrit Edi Rama.
Sipas kryedemokratit, Rama e ka kthyër policinë në organizatë kriminale.
“Është hera e tretë në 5 vite që Rama flet për Vettingun në polici. Të gjithë e dimë si kemi ardhur këtu. Thonë se policia është në rregull, e pse duhet Vettingu atëherë. Vetë ministri i tyre ishte bashkëpunotër i krimit. Policia u kthye në organizatë kriminale. Rama krijoi policinë e tij kriminale. Vendosi koordinatorë kombëtarë për të lidhur PS me banda për të fituar zgjedhjet. Në 3 javët e para u bë ristrukturim, duke pushuar nga puna shumë policë, duke i zëvendësuar me persona me njerëz të korruptuar e lidhur me krimin. Policia e kapur dhe e inkriminuar ndërmori punët kryesore. Nuk kishte si qëllim shkatërrimin e Lazaratit, por donte kontrollin e gjithë terroritorit të Shqipërisë nga kanabisi. E bëri Shqipërinë Lazarat. Derisa presioni ndërkombëtar u bë i papërballueshëm, e zëvendësoi Tahirin me një person që ka rekorde që nuk dua t’i përsëris, e ky person sot na sjell Vettingun, por nuk mund të ketë Vetting pa larguar arkitektët,” tha Basha.
Sigal