Basha përcjell mesazhin e Presidentit të PPE: Jo kompromise me demokracinë e shtetin ligjor

544
Sigal

Pas përfundimit të protestës nga opozita në Tiranë, kryetari i Partisë demokratikë Basha, i ndodhur në Bruksel në kuadër të takimeve me përfaqësues të Partive Popullore Evropiane, ka përcjellë mesazhin e Presidentit të PPE, Joseph Daul. Në një reagim në rrjetet sociale, kreu i opozitës tha: Presidenti i PPE Joseph Daul në emër të të gjithëve deklaroi qartë se “ne nuk mund të bëjmë kompromise me demokracinë, shtetin ligjor dhe lirinë e medias.” PD po lufton për të njëjtat vlera evropiane në Shqipëri dhe në këtë betejë kemi mbështetjen e PPE, familjes sonë politike.