Basha për DW: Në Europë nuk shkohet me gënjeshtra dhe shtet të kapur nga krimi

508
Sigal

Kreu i PD-së Lulzim Basha ndodhet në Gjermani ku ka zhvilluar takime të shumta në lidhje me situatën në Shqipëri.

Ai vazhdon të jetë në Gjermani, ndërsa sot ka dhene edhe nje interviste për Dojçe Vellen.

Gjatë intervistës së tij, Basha është shprehur se në Europë nuk shkohet me mashtrime, gënjeshtra, një shtet të kapur nga krimi.

“Takimet që janë organizuar nga mikpritësit e mi në Bundestag, edhe me qeverinë federale, kancelarinë dhe ministrinë e jashtme, kanë për qëllim diskutimin e krizës politike në Shqipëri dhe bashkëpunimin me partnerët tanë strategjikë, Gjermaninë, për tejkalimin e kësaj krize politike, kushtetuese dhe institucionale. Tejkalimi i kësaj krize është shumë i rëndësishëm jo vetëm për stabilitetin në Shqipëri por edhe për të ardhmen evropiane të Shqipërisë. Në Europë nuk shkohet me gënmjeshtra, nuk shkohet me hileja, nuk shkohet me një shtet të kapur nga krimi, shkohet me vlera, me të vërteta, me një shtet të çliruar nga keqqeverisja në bashkëpunim me krimin dhe me një parlament të zgjedhur nga vota e qytetarëve”, është shprehur Basha.

Kreu i opozitës nuk harroi të përmendte edhe dosjen 339.

“Themeli i demokracisë është vota, kur bie vota ka rënë demokracia. Ajo që dosja 339, pjesë të vogla të së cilës janë publikuar, në zgjedhjet e vitit 2017 krimi i organizuar në bashkëpunim me kupolën e Rilindjes kanë asgjësuar vullnetin e shqiptarëve. Fakti që parlamenti nuk është produkt i votës së shqiptarëve, por produkt i bashkëpunimit me krimin ka sjellë një braktisje totale, një tradhëtim të interesit publik nga një qeveri që e ka lidhur fatin e vetë jo me qytetarët shqiptarë, por me krimin e organizuar.  Kapja e shtetit nga krimi i organizuar, përmes pastrimit të parave, që u ngrit në raportin e DASH, kanë shkaktuar emigrim masiv të shqiptarëve. Por për ti dhënë Shqipërisë një ndryshim rrënjësor se si duhet qeverisur”.

A do të kthehet sërish opozita në parlament?

“Largimi nga parlamenti ndodhi pas çdo shterimi të çdo mundësie për të zgjidhur në mënyrë institucionale krizën. Në Gjermani njihen prej kohësh dhe e kanë ngritur si problem para viti. Tani kemi çprova zyrtare të bashkëpunimit të qeverisë me krimin. Dalja e opozitës është pa kthim për ti dhënë shqiptarëve një sistem që u shërben atyre dhe jo partive politike. Do të ketë mbështetje nga të gjithë shqiptarët e ndershëm. Edhe këtu kemi gjetur mbështetje. Ne duam një reformë të thellë të demokracisë shqiptare. Të garantojmë që pushtetet të jenë të pavarura, reforma në drejtësi të prodhojë rezultate. Të ndajmë politikën nga krimi, një proces politik të ndarë nga krimi dhe kjo bëhet me një qeveri tranzitore”, është shprehur Basha.

Ndiqni intervistën e plotë të kreut të opozitës, Lulzim Basha.

https://video.syri.net/upload/videos/2019/04/K5rfoJaT94WlzfxNpU1T_04_45db4e1d3a218cfe922375c720e8e769_video_240p_converted.mp4