Basha paralajmëron reformimin e PD-së: Ndryshim të vërtetë, jo makiazh

447
Sigal

Kryedemokrati Lulzim Basha premton të reformojë Partinë Demokratike, Në përfundim të mbledhjes së sotme të grupit parlamentar të PD-së Lulzim Basha premtoi hapje, ndryshim tek i cili duhet të besojnë të gjithë të zhgënjyerit sipas tij.

“Kam marrë me qindra mesazhe, inkurajimi dhe shprese. Unë e kuptoj dyshimin e një shoqërie të zhgënjyer thellë me politikën. Dua t’i siguroj se ndryshimi i PD, hapja e saj do jenë të vërteta, të besueshme dhe të pakthyeshme. Makijazhet do minonin jo vetëm besueshmërinë dhe shanset për ndryshim pozitiv. Bashkë me ta do ndërtojmë një proces se ndryshimi do jetë i vërtetë tek i cili mund të besojnë”,- tha ai.