Basha nga selia e PD: Fituam betejën, zgjedhje pa qeveri teknike s’ka

488
Pas përfundimit të protesës në bulevard, kreu i PD, iu drejtuar selisë ku mbajti edhe një fjalim përpara mbështetësve.

Basha ia dedikoi meritën qyetarëve të cilët kanë marrë pjesë në protestë, ndërsa tha se zgjedhje të lira do të ketë vetëm me një qeveri teknike.

Basha: Nga kjo e shtëpi e lirisë nisëm lëvizjen më të madhe popullore, për zgjedhje të lira dhe të ndershme e cila u shndërruar në bashkimin më të madhe qytetar për republikën e re.

Tani e gjithë Shqipëria është shtëpia jonë e lirisë dhe republika e re e vetmja e vërtetë që nohim ligjërisht.

Arritët ta mposhtnit frikën, t’i tregoni botës mbarë të vërtetat e tmershme të narkotrafikut të Edi Rramës. Tani, sot shpallëm të vetmen rrugë drejt republikës së re, zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe këtë e dini ju, e di unë, e di bota mbarë se zgjedhje të lira dhe të ndershme do të ketë vetmë me një qeveri teknike.

Opozita e shpalli, e thirri, por ju e kthyet në një marsh qytetar, ju e fituat betejën e parë, e juaja është merita, e juaja ishte sakrifica, e juaja dhe jona do të jetë përgjegjësia për ti shkuar deri në fund.
Sigal