Basha nga Kurbini: Shqiptarët po bashkohen në koalicionin e vlerave, banda në pushtet më e izoluar se kurrë

432
Sigal

Gazeta Telegraf/

Kryetari i Partisë
Demokratike, Lulzim Basha deklaroi nga Kurbini se Partia Demokratike është
e  gatshme të mirëprës çdo forcë politike dhe çdo shqiptar që qëndron dhe
lufton kundër krimit, drogës, inkriminimit. Në dëgjimin dhe bashkëbisedimin me
drejtues të strukturave të PD, zoti Basha tha se droga nuk mund dhe nuk do të
jetë altërnativë për shqiptarët. Droga është fatkeqësi, droga sjell krim, droga
është mallkim, tha zoti Basha.
“E dimë që droga nuk është
zgjedhja e shqiptarëve, nuk është zgjedhja e burrave dhe grave të ndershëm,
është alternativa e vetme, mundësia e vetme që iu dha Edi Rama. Një mundësi që
i skllavëron ata ndërkohë që pasuron vetëm një grusht njerëzish.

Është fondi që Edi Rama ka bërë gati për veten e tij për të kapur, blerë,
prishur zgjedhjet e radhë. Dhe për këdo tjetër është mallkim, është
skallavërim, është ankth, është vrasje, është plagosje, varfërim. Nuk mund të
kthehet në model trafikanti për fëmijët e shqiptarëve, nuk mund të lejojmë të
kthehet në model. Nuk mund të lejojmë që në klasat e fëmijëve tanë të digjet
hashash e të drogohen, e të helmohen siç ndodhi para një jave në Paskuqan apo
në Fushë –Krujë. Ne nuk mund ta lejojmë kurrë dhe nuk do ta lejojmë kurrë. Për
këtë na duhet një bashkim i madh. Shumica e shqiptarëve janë me ne. E izoluar
dhe më e pakët se kurrë në numër është banda që kemi përballë.”
Lideri i opozitës theksoi së mbulimi
i Shqipërisë me drogë një vit para zgjedhjeve është pakti i Edi Ramës me
krimin, në mënyrë që me para, me presione dhe me shantazhe të tjetërsojë
vullnetin e zgjedhësve. Së bashku me shqiptarët, tha kreu i opozitës do t‘i
japim vendit zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe alternativën që i duhet për zhvillimin
e vendit, punësimin dhe mirëqënien e qytetarëve.

“Kundër një qeverisje që është bërë njësh me mafien dhe një mafie që është bërë
njësh me qeverisjen; Në një vend ku nuk dihet ku fillon qeveria e ku mbaron
krimi, ku mbaron policia e ku fillon krimi; Në betejën për zgjedhje të lira e
të ndershme, në betejën për të larguar njeriun që ka keqqeverisur në
dimensionet më të zeza që ka njohur ndonjëherë Ballkani, Edi Rama dhe shpurën e
tij; Ne jemi të gatshëm, të hapur për bashkëpunimin, për kontributin e
gjithsekujt, për ti dhënë vendit atë që meriton zgjedhje të lira dhe të
ndershme, mundësinë për të ecur përpara përmes punës së ndershme dhe
përfaqësimit me bijtë dhe bijat tuaja më të mira.”