Basha: Në Kavajë nuk ka zgjedhje pa PD, ja çfarë do ndodhë më 7 maj

463
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka folur për herë të parë për zgjedhjet në Kavajë, të cilat janë dekretuar nga presidenti Nishani për në 7 maj.
Nga çadra e protestës Basha u shpreh se zgjedhje në Kavajë nuk do të ketë pa demokratët. Basha tha se më 7 maj në Kavajë do të organizohet një protestë e madhe qytetare.

Kreu i PD ka kërcënuar se nëse shumica mban zgjedhje në Kavajë pa demokratët, atëherë u shpreh ai qytetarët e Kavajës, do të bëjnë me këtë shumicë atë që i bënë etërve të tyre para 26 vitesh.
Sigal