Basha në Fier: Programi i PD-së, investime publike dhe ulje taksash

431
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është ndalur në qytetin e Fierit për të prezantuar programin e opozitës, për rikthim të parave të qytetarëve në xhepat e tyre dhe ulje taksash.
“Çelësi i programit tonë, kyçi i ofertës së Partisë Demokratike për të nesërmen është ky: paratë që sot përfundojnë në xhepat e oligarkëve t’ia kthejmë qytetarëve përmes investimeve publike, infrastrukturë, në shëndetësi, në arsim, në kopshte, në çerdhe, në ujësjellës, në vaditje, në subvencionime për bujqësinë. Dhe nga ana tjetër të ulim taksat me qëllim që qytetarët të kenë më shumë lekë për të shpenzuar për veten e tyre dhe familjet e tyre. Të fillojë dhe të rifillojë qarkullimi i lekut, të ringrihet ekonomia bazuar mbi parime të shëndosha ku parimi numër një është largimi i, kësaj klike të korruptuar, kësaj kuçedre të parave të shqiptarëve e cila kërkon gjithçka për vete dhe asgjë për qytetarët”, tha z. Basha. Basha tha se për shqiptarët ka një alternativë më të mirë se largimi nga vendi, dhe kjo është rruga e rritjes së investimeve publike, që do të krijojë më shumë vende pune dhe vende pune me paga më të mira.
Sigal