Basha merr pjesë në Asamblenë e PPE, zbulohet agjenda e bisedimeve

613
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ndodhet në Bruksel ku po merr pjesë në Asamblenë Politike të Partisë Popullore Evropiane. Është paralajmëruar se Basha do të takohet me përfaqësues të lartë të politikës evropiane, me të cilët pritet të diskutohen zhvillimet politike në Shqipëri dhe sfidat e saj në procesin e integrimit në Bashkimin Evropian. Aktiviteti zhvillohet nën kryesimin e Presidentit të Partisë Popullore Evropiane, Joseph Daul dhe marrin pjesë përfaqësues të partive të djathta evropiane, të qeverive të vendeve evropiane dhe të institucioneve të Bashkimit Evropian.
Sigal