Basha me tone të forta: Te Teatri është vija e kuqe e përballjes me regjimin!

355
Sigal

Kryedemokrati Lulzim Basha ka zhvilluar ditën e sotme një takim me përfaqësues të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit, ndërkohë që  Bashkia e Tiranës njoftoi se të hënën do të mblidhet këshilli bashkiak për të miratuar prishjen e godinës.

Në takimin e Bashës me aktorët të pranishëm ishin edhe ish-deputetet Albana Vokshi dhe Dhurata Çupi.

Ndërkohë Basha pas takimit, në një komunikim për mediat deklaroi se vendi nuk është i sigurtë. Basha shtoi se në këtë kohë pandemie qeveria Rama ka lënë qytetarë pa rroga dhe se kujtohet vetëm për të vjedhur për një grusht oligarkësh.

“Mesazhi është i qartë dhe në kohë pandemie këta e kanë mendjen për të vjedhur. Qytetarët janë përballur me dhunë dhe me represion. Çdo hap për prishjen e Teatrit është një hap drejtë luftës me qytetarët. Unë u bëj thirrje të gjithë mbështetësve të opozitës dhe të gjithë qytetarëve se sot është një pasiguri për jetën. Nëse duan që të ndezin zjarrin tek Teatri Kombëtar, duhet të presin fjakën në çdo zyrë shtetërore, ta presin nga Surreli e deri në qendrat tregtarëve të oligarkëve që vjedhin me këta. Teatri Kombëtar është vija e kuqe dhe akti i luftës do të ketë përgjigjen e merituar”, deklaroi Basha.

Më tej, artisti Edmond Budina tha se gjatë këtyre ditëve është kërcënuar nga persona të paidentifikuar, ndërsa shtoi se sipas tij do të ndërhyhet me dhunë tek Teatri.

“Sot më kanë ardhur kërcënime nga njerëz anonim, këto kërcënime ti mbajnë për veten e tyre. Me ne nuk mund të luajnë më sepse në mënyrë paqësore prej më shumë se dy vjetësh

Kemi sinjalizime se do ndërhynë teka teatri me dhunë por u bëjmë thirrje se zjarri që do ndezin do bjerë mbi shtëpitë e tyre. Thirrini mendjes dhe mos bëni lojëra. Ne do reagojmë sipas reagimit të tyre”, tha Budina.

Sakaq Bashkia këmbëngul në prishjen e Teatrit dhe ngritjen e një teatri të ri, ndërsa aktorët kërkojnë financimin e ndërtimit të godinës me fonde të Europa Nostra duke e cilësuar korruptiv projektin e qeverisë.