Basha me fermerët e Korçës për programin specifik për bujqësinë

488
Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, ka nisur takimin me fermerët e Korçës, në kuadrin e fushatës elektorale të PD-së për zgjedhjet e 25 qershorit.

Basha ka zgjedhur të trajtojë në veçanti problemet e tyre, me qëllim që të parashtrojë programin e posaçëm që ka për fermerët, taksimin e fortë të produkteve bujqësore dhe blegtorale që importohen nga vendet e BE-së, të cilat i subvencionojnë prodhuesit.

Basha ka deklaruar se për këtë program specifik që do të kërkojë përballje të forta është i vendosur me qëllim që të mbrojë prodhuesit vendas.
Sigal