Basha: “Më 23 Qershor, shqiptarët do ta nxjerrin nga politika Edi Ramën”

486
Sigal

 Kryebashkiaku i Tiranës veprën e tuneleve në Kërrabë e quan “Mrekulli mahnitëse, arkitekti i është  Sali Berisha”

Pasi përshkoi tunelin e Kërrabës, Kryebashkiaku Basha e konsideroi këtë rrugë një mrekulli mahnitëse, ndërsa ia atribuoi meritat për ndërtimin e saj, kryeministrit të vendit Sali Berisha. “Jam i lumtur dyfish si Kryebashkiak dhe si ish-deputet i Elbasanit. Nuk kam dyshuar asnjëherë tek këto sipërmarrje të mëdha, e di se kur Sali Berisha thotë do bëjmë rrugën ajo bëhet, kur thotë do bëjmë tunelin, ai bëhet. Sa herë që çajmë malet dhe sjellim zhvillim, arkitekt i këtij projekti është Sali Berisha, ky është lidershipi i vërtetë për çdo shqiptar”, tha Basha. “Tiranës i afrohet një treg tjetër, një mundësi më shumë për mirëqenie, biznes, fuqi blerëse, ky është zhvillim, të ecim përpara”, shtoi ai më tej. Basha u shpreh ndër të tjera se PD është alternativa e duhur për qytetarët. “Ata që u përpoqën ta bllokojnë thonë që kjo s’është reale, s’është rrugë, s’është tunel, s’është zhvillim, duan të na ndalin, por ne do ecim përpara, jemi alternativa e duhur. Për ne qytetarët janë të parët, do ecim përpara për Tiranën, Elbasanin e gjithë Shqipërinë”, vijoi ai.

Basha: “Më 23 Qershor, shqiptarët do ta nxjerrin nga politika Edi Ramën”

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha ka garantuar banorët e Qarkut të  Tiranës, se procesi i legalizimit nuk do të ketë kthim pas, siç dëshiron Edi Rama. Në një takim me banorë të Paskuqanit, z. Basha ka akuzuar ish – kryetarin e Bashkisë, se jo vetëm nuk bëri asgjë për legalizimin në 11 vjet, nuk shtroi asnjë rrugë në zonat e banuara nga të ardhurit por u çoi dhe fadromat, për t’ua prishur shtëpitë. Kreu i Bashkisë së Tiranës është angazhuar personalisht, që pushteti vendor t’u çojë në shtëpi tapitë, atyre që kanë aplikuar për legalizim. “Çoroditja e ish – kryetarit ka filluar të marrë  përmasa epike. Pse flet për legalizimet dhe sa i besueshëm je, kur tek Bregu i Lumit çove fadromat dhe i kërcënove se do u prishje shtëpitë?! Kur qeveria bëri ligjin e legalizimeve, ti refuzove të merrje përgjegjësi  si Bashki e Tiranës. Një rrugë nuk ua shtrove për 11 vjet. Ikën apo nuk ikën nga Shqipëria, këtë e di vetë, por nga politika do të nxjerrin më 23 Qershor qytetarët demokratë dhe socialistë, për bojkotet, bllokimet dhe zullumet që u ke varur në qafë, plot 11 vjet”, – u shpreh z. Basha.

Basha:”Vazhdimi i kësaj marrëdhënieje mes Bashkisë dhe qeverisë, do të mundësojë ndërtimin e çdo rruge në Njësinë nr.5″

Me një investim prej 24.3 milionë lekësh, Bashkia e Tiranës ka sjellë një standard të ri në punimet infrastrukturore për banorët e rrugës “Robert Shvarc”, në Njësinë Bashkiake nr.5. Kryebashkiaku Lulzim Basha e ka konsideruar këtë investim, si provë të bashkëpunimit qytetar-bashki-qeveri. “Rruga ka përfunduar dhe s’ka nevojë për shumë fjalë, sepse veprat flasin vetë. Qytetarët e dinë si ka qenë dhe si është, ndaj unë kam një mesazh për qytetarët e kësaj zone. Këtë rrugë merreni vetëm si një provë, se farë mund të bëjmë ne të gjithë së bashku, kur funksionon marrëdhënia qytetar-bashki-qeveri. Me kalimin e provës së radhës, të jeni të sigurt që kjo lagje e cila ka probleme të mëdha dhe të trashëguara infrastrukture, cep më cep do ketë fatin e kësaj rruge, në infrastrukturën nëntokësore, mbitokësore, në hapësira të gjelbra, në gjelbërim anës rrugës, në trotuare, në ndriçim! Kusht është që marrëdhënia e besimit të ndërsjellë dhe bashkëpunimit qytetar-bashki-qeveri të vazhdojë dhe që jam i sigurt do të vazhdojë, sepse interesi i të gjithëve është që ne të kemi këtë infrastrukturë anembanë kësaj lagjeje të Tiranës dhe gjithë qytetit tonë”, – theksoi kreu i Bashkisë Lulzim Basha.

MINISTRI HALIMI: ” REFORMAT TONA NË SISTEMIN PENITENCIAR LEHTËSOJNË SHQIPTARËT E HAPIN VENDE PUNE”

Ministri Halimi, duke iu referuar marrëveshjes për transferimin e të dënuarve shqiptarë në Britani, njofton se nga sot ka hyrë në fuqi kjo marrëveshje. Në ditët në vijim ne do bëjmë të mundur që të dënuarit shqiptarë të transferohen në Shqipëri, në mënyrë që të afërmit të mos harxhojnë miliona lekë për t’u takuar e biseduar me ta. Në muajin shtator ne përfundojmë 2 institucione në Fier dhe Berat, duke bërë të mundur jo vetëm strehimin e të dënuarve, por dhe punësimin e banorëve të zonës.

Rreth 900 vende pune do hapen në Fier dhe 100 në Berat, që i shtohen 300 vendeve të punës për ndërtimin e tyre

Reformat tona në sistemin penitenciar do të bëjnë të mundur që rreth 2.000 shqiptarë që vuajnë dënimin jashtë të vijnë në Shqipëri brenda 4 viteve të ardhshme. Janë 2.000 familje, prindër, vëllezër e motra, që harxhojnë shumë kohe, mund dhe para, për t’u takuar me të afërmit e tyre, dhe ne do bëjmë të mundur me projektin tonë, që ata t’i kursejnë këto para.  Me projektin tonë për rehabilitimin, riintegrimin, dixhitalizimin ne do të nxisim biznesin, do të rrisim punësimin, duke zhvilluar zonat, por dhe duke rritur mirëqenien për qytetarët shqiptarë. Na mbështesni ne!

GENC POLLO: “HUMBJA E PD-SË? ASKUSH TË MOS SHOHË ËNDRRA ME SY HAPUR”

PD-ja do vijojë të jetë maxhorancë edhe për 4 vitet e ardhshme. Kush mendon të kundërtën, thjesht sheh ëndrra me sy hapur.” – kështu ka deklaruar nga Komuna Poshnje e Beratit Ministri i Inovacionit dhe TIK, Genc Pollo, njëkohësisht kryesuesi i listës së PD-së në këtë qark. Më tej Pollo ka thënë se, investimet publike, nxitja e turizmit, rrugët moderne, që të çojnë në komuna fushore e kodrinore, deri te kanionet e famshme të Osumit dhe, më në fund tani, rregullimi i rrugës Berat-Lushnjë janë vetëm disa prej arritjeve të maxhorancës së PD-së në Qarkun e Beratit. Në fund Ministri Pollo ka thënë se, në Berat ndihet fryma e ndryshimit.