Basha i prezanton planin FMN-së: Fund koncesioneve abuzive të qeverisë

398
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i ka prezantuar sot Fondit Monetar Ndërkombëtar planin e tij për të nxjerrë vendin nga kriza ekonomike. Në përfundim të takimit me misionin e FMN, Basha premtoi thjeshtësimin e procedurave të taksimit, vendosje 9% të taksës së sheshtë dhe anulimin e koncesioneve korruptive. “Ne shpalosëm para FMN planin e Partisë Demokratike për nxjerrjen e vendit nga kriza. Kjo konsiston te thjeshtimi i taksave. Taksim i sheshtë 9%, i lehtë, procedura të thjeshta. Fund abuzimeve me koncesionet. Anulimin e koncesioneve të dhënë nga kjo qeveri dhe fokusimin e shpenzimeve qeveritare në shpenzime për hapjen e vendeve të punës. Ne i treguam vendosmërinë tonë për t’u përballur me këtë qeveri të korruptuar, por edhe një mundësi për të ballafaquar planin tonë”, tha Basha.
Sigal