Basha: I falëm CEZ 600 mln euro se Çekia mund të vendoste veton. Justifikimi i fundit i Ramës

414
Kreu i Partisë demokratike Lulzim Basha ka reaguar ditën e sotme ndaj të ashtuquajturës aferë me CEZ. Në një postim në rrjetin social “Facebook” Basha shkruan se 600 milionë eurot që iu dhanë CEZ-it nën pretendimin se Çekia do të vendoste veton, ishte një justifikim i kryeministrit Edi Rama. Basha akuzon kryeministrin Rama se ai “bllokoi statusin e vendit kandidat për kryetarin e qarkut të Fierit”.
“I falem CEZ 600 milion euro, se Cekia mund te vendoste veton per statusin e vendit kandidat per ne BE! Ky eshte justifikimi me i fundit i Edi Ramës. Po a nuk ishte Edi Rama qe bllokoi statusin e vendit kandidat per kryetarin e qarkut te Fierit? Me i rendesishem kreu i qarkut Fier se 600 milion euro te shqiptareve? Nese do te ishte kaq i interesuar per statusin Edi Rama nuk e bllokonte tre vjet me rradhe. “Veto” eshte argument per mega-aferen e CEZ. 600 milion eurot e shqiptareve jane falur dhe ndare. Gjithcka tjeter eshte perralle e kokoshit 200 milionesh. Por nuk e ha me njeri kete corbe. Do ti shkojme deri ne fund kesaj afere. Keto jane leket e shqiptareve te cilet sot po burgosen e shtyhen drejt vetvrasjes per 2000 lekë”, shkruan Basha.
Sigal