Basha: I bëj thirrje qeverisë të shpërndajë fondet e ndihmës ekonomike dhe të rrisë buxhetin për emergjencën!

572
Sigal

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka publikuar një video me mesazhet e qytetarëve në mbarë vendin, të cilët ankohen për mungesë ndihmash nga qeveria në këtë periudhë të vështirë të koronavirusit.

Sipas Bashës, duhet një plan i mirëmenduar mbështetjeje për të gjithë familjet shqiptare sipas nevojës dhe kushteve të secilit.

Mesazhi i Bashës:

Me mijëra njerëz në të gjithë vendin tregojnë mungesën e ndihmës dhe braktisjen nga shteti. Të përjashtuar nga plani i qeverisë, çdo ditë që kalon, për ta është një ditë pa bukë.

Duhet një plan i mirëmenduar mbështetjeje për të gjithë familjet shqiptare sipas nevojës dhe kushteve të secilit. Pagesa e mbijetesës për këdo që ka humbur punën nuk mund të vonohet më asnjë ditë!

Qeveria e ka për detyrë kushtetuese dhe ligjore të garantojë shëndetin dhe jetesën e çdo shqiptari. I bëj edhe një herë thirrje të shpërndajë pa asnjë vonesë fondet e ndihmës ekonomike dhe të rrisë buxhetin për emergjencën! Koha është TANI!