Basha: Do të bëjmë çdo gjë për të ndalur marrëzinë e Ramës

261
Sigal

Kreu i opozitës Lulzim Basha ka deklaruar sot se Edi Rama për më shumë se 1 muaj e gjysmë ka kërkuar pazar në tryezën e negociatave. Duke folur para gazetarëve, Basha deklaroi se Rama për shumë kohë ka sjellë mesazherët e tij, duke kërkuar pazar, për të hequr koalicionet. “Ti kryeministër dhe unë president, vetëm të heqim koalicionet parazgjedhore”, ishte mesazhi që Edi Rama i ka dërguar për më shumë se 1 muaj e gjysëm kreut të opozitës Lulzim Basha. Në konferencën për mediat kreu i PD-së Lulzim Basha është pyetur se çfarë do të bëjë Partia Demokratike, nëse Edi Rama ecën përpara me ndryshimet kushtetuese që paralajmëroi sot. “Sot jam përpara jush për ti bërë të qartë gjithë shqiptarëve dhe miqve ndërkombëtarë se do bëjmë gjithçka për të shmangur këtë marrëzi. Jam këtu për tu thënë se frika e Ramës për zgjedhjet nuk mund që ta mbajë peng as shqiptarët dhe as integrimin e vendit”,- ishte përgjigja e Bashës duke nënkuptuar se janë të hapura të gjitha opsionet për ndalimin e Ramës në këtë plan të marr. Në vazhdim Basha u pyet sërish dhe ai e theksoi se së bashku me ndërkombëtarët dhe qytetarët, do të marrin vendimet e duhura për të ndaluar Ramën. Ai gjithashtu ai i ka bërë thirrje edhe socialistëve që të vendosin interesat e Shqipërisë, mbi interesat e një njeriu të vetëm të tmerruar.