Basha: Dalja nga kriza vjen vetëm nëpërmjet programit të PD-së

513
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, deklaron se vendi po zhytet në varfëri.
Basha sot pasdite në statusin e tij ne Facebook shjruan se “Vetëm Borati do të kishte kurajon të fliste për suksese të ekonomisë shqiptare. Por, ja që kemi liderin global që e quan sukses faktin se sipas Bankës Botërore, 46.2% e familjeve shqiptare jetojnë me 5 dollarë në ditë, pra janë të varfra. Se konsumi ra 2.3% gjatë vitit 2015 dhe po kështu fuqia blerëse e shqiptarëve. Se papunësia u rrit edhe në tremujorin e fundit. Se në 2015 eksportet ranë 4.9%, importet ranë 1.4%. Se kreditimi në dhjetor 2015 ra 2.3%. Se qeveria nuk mblodhi, por vodhi 400 milionë dollarë taksa dhe aksiza në vitin 2015. Se e rriti borxhin në 72.2% për palma, fasada dhe Jaguarë”.
“Kjo është kriza e ekonomisë shqiptare dhe e cdo familje të vendit. Por, Borati jeton në sukseset e tij personale që janë qindra milionë euro për vete, që janë vilat, luksi e parajsat fiskale. Nuk ka përmirësim, por vetëm përkeqësim me këtë qeveri. Dalja nga kriza dhe një ekonomi e fortë që prodhon, punëson dhe pasuron shqiptarët, vjen përmes programit të PD: Taksa të ulëta, liri ekonomike dhe luftë krimit e korrupsionit qeveritar”, shkruan Basha.
Më heret kryeministri Edi Rama nëpërmjet një postimi në statusin e tij ne “Facebook” ishte ishte shprehur, “Ja Shqipëria në raportin e Bankës Botërore mbi rajonin për vitin 2015: Ekonomia e Shqipërisë vazhdoi të rimëkëmbej gjatë vitit 2015, e mbështetur edhe nga investimet e fuqishme private. Ajo u rrit me 3 për qind në tremujorinn e tretë, duke ruajtur një trend pozitiv, ndërsa vlerësohet të ketë arritur në 2.6 për qind për të gjithë vitin”.
Sigal