Basha bën “miting” në Kavajë, hipën mbi makinë dhe përshëndet qindra qytetarë, pastaj vë maskën…

348
Sigal

Kreut të PD-së Lulzim Basha i është rezervuar një pritje madhështore në Kavajë, ku dhjetra e qindra qytetarë, duke sfiduar kushtet e pandemisë, kanë dalë në shesh për ta pritur. I emocionuar nga kjo pritje e qytetarëve, që thërrisnin “Rama ik”, Basha ka hipur mbi makinë dhe i ka përshëndetur të gjithë mbështetësit e tij.

“Kujdes maskat! Ju falenderoj nga zemra. Bashkë për ndryshimin. Rama ik!” tha Basha duke iu kujtuar masat anticovid të mbajtjes së distancës.

“Mbajmë pak distancë se jemi shumë afër njeri tjetrit”,- dëgjohet të thotë ai, i cili për t’i përshëndetur të gjithë ka hipur  mbi makinë.

Basha shoqërohej në këtë takim nga ish-deputetja Grida Duma, e cila është edhe drejtuese politike e PD-së për Kavajën dhe Rrogozhinën