Basha: Akuza ndaj meje e montuar për të tërhequr vëmendjen nga “Bild”

427
Sigal

Dje kryetari i PD-së Lulzim Basha zbardhi edhe akuzën që ka ngritur ndaj tij Prokuroria e Tiranës, e cila e mori me cilësinë “i pandehur”.

Basha para Prokurorisë: U njoha me akuzën që s’është akuzë, sepse nuk ka asnjë fakt, asnjë provë, s’ka asnjë dokument të falsifikuar në dosje, s’ka asnjë transaksion për pastrim parash, nuk ka asnjë rus të vetëm, nuk ka asgjë. Pra, është një akuzë e formuluar me një qëllim, t’ju shpërqendrojnë ju dhe qytetarët nga skandalet që kanë plasur, të “Bild-it”, si dhe nga skandalet që do të plasin nesër nga “Bild-i” që demonstrojnë se ku e ka katandisur shtetin Edi Rama. Dosjen, ju thashë, të ma vënë në dispozicion sot, se s’e kishin gati. Nuk e kishin gati dosjen, se s’kanë dosje. Pra, është një çështje e montuar në zyrën e Edi Ramës për llogari të Edi Ramës. Nuk kanë asnjë provë, asnjë fakt, nuk ka asgjë ndryshe nga 25 Marsi kur kam qenë herën e fundit këtu. Ka vetëm diçka ndryshe. Është “Bild-i”. Kjo është hera e pestë. Sa herë që plasin skandalet e kësaj qeverie të lidhur me krimin, këta riaktivizojnë një dosje ku nuk ka asnjë fakt, asnjë prove, për një arsye të thjeshtë, është montuar në zyrën e Edi Ramës për llogari të Edi Ramës.