Bardhyl Berberi/ Kriminelët që mbajnë peng demokracinë

457
Si mund të shkohet në Europë, kur tek ne nuk po miratohet asnjë reformë, sidomos ajo në drejtësi… që na çojnë në BE. Demokracia tek ne po merr goditje të njëpasnjëshme, sepse ende nëpër partitë parlamentare ka elementë vrasës, hajdutë, tradhtarë të interesave tona kombëtare që mundohen me çdo kusht që vendi të jetë në kaos të mbisundojë rrëmuja dhe anarkia dhe ata të kenë terrenin e tyre për të zhvatur dhe për ta kërrusur demokracinë t’i zbehin asaj vlerat dhe të promovojnë anti-vlera.

Demokracia tek ne është duke vuajtur. Ajo është tepër e ndjeshme, atë gjithmonë e sulmojnë faktorë të ndryshëm shoqëror, njerëz që duan të promovojnë dhe zbatojnë padrejtësi. Ndërsa kjo e fundit, padrejtësia është helm për demokracinë. Këta demokracinë e sulmojnë pandërprerë, duke tentuar jo vetëm qe ta dobësojnë me qëllim që t’i ulin vlerat në minimum, pasi ashtu ju duhet atyre të cilët duan të abuzojnë me demokracinë. Rreziku i parë i një vendi është kur ka demokraci, por nuk ka opozitë. E thënë troç tek ne mungon opozita…Veprimet e këtyre ditëve të fundit të opozitës, e cila po merret me një kënd lojërash për fëmijë e armatosur me kobure në brez, e cila me disa persona të shoqërisë civile e ka kthyer liqenin sikur të jetë “Beteja e Stalingradit”. Ky është objekti opozitës nuk ka kallëzues tjetër që mund të merret! Kjo opozitë e sotme atëherë në pushtet, kur kryeministri aktual ishte kryetar bashkie është ajo që hodhi në erë 7 milionë dollarë për mbikalimin tek Zogu i Zi! Ku ishte atëherë shoqëria civile dhe jo vetëm ky veprim solli dëm ekonomik, por ai është bërë në një rreth rrotullim ferri ku kanë humbur jetën dhe janë aksidentuar qindra persona. Çfarë e keqe i vjen opozitës apo shoqërisë civile nga një kënd lojërash për fëmijë që shumë mire nesër mund të hiqet po ato pallatet shumëkatëshe, që janë ndërtuar tek liqeni këto 25 vjet demokraci. Kush do ta paguajë atë faturë… Ku ka qenë shoqëria civile në këto vite, kësaj i thonë që opozita të ngrejë stuhi në gotën e ujit… Të ngrejë çadra dhe të merret me këndin e lojërave për fëmijë i thonë opozitës “lëre dasmën dhe shkon për shkarpa”. 
Autokracia e fshehur nën petkun e demokracisë

Prandaj këtyre duhet t’u sqarohet dhe thuhet se shoqëritë njerëzore nuk rrezikohen nga demokracia, por nga fenomeni i autokracisë që shpesh po mbështillet me petkun e demokracisë. Njerëzit e ndershëm dhe intelektualët e mirëfilltë të mos i zënë frymën demokracisë, pasi është e vetmja alternativë që njerëzimi ka bërë përparime, ka konsoliduar demokracinë. Njeriu dhe fenomenet shoqërore janë në shinat e duhura vetëm kur funksionon demokracia dhe opozita konstruktive, të cilat krijojnë hapësirë dhe ambient të pastër që të marrim frymë lirshëm, përndryshe në rrethana tjera mund të asfiksohemi dhe të humbim busullën e drejtimit… dhe të ngelemi si një anije në det të hapur, që nuk ka se nga të shkojë! E njerëzit më së shumti e më së miri dhe më sigurt përparojnë vetëm në demokraci të mirëfilltë dhe të shëndoshë, sepse me një demokraci të tillë zhvillohet dhe përparon një shoqëri, në të cilën të gjithë njerëzit janë mirë. Si mund të shkohet në Europë, kur tek ne nuk po miratohet asnjë reformë, sidomos ajo në drejtësi… që na çojnë në BE. Demokracia tek ne po merr goditje të njëpasnjëshme, sepse ende nëpër partitë parlamentare ka elementë vrasës, hajdutë, tradhtarë të interesave tona kombëtare që mundohen me çdo kusht që vendi të jetë në kaos të mbisundojë rrëmuja dhe anarkia dhe ata të kenë terrenin e tyre për të zhvatur dhe për ta kërrusur demokracinë t’i zbehin asaj vlerat dhe të promovojnë anti-vlera. Atëherë, njerëz kujdesuni pak më shumë për shëndetin e demokracisë, sepse me këtë kujdeseni edhe për vetveten dhe të ardhmen e fëmijëve tuaj!
Sigal