Bardhi i bën thirrje t’i dorëzohet drejtësisë/ Olta Xhaçka: Shpifje, jam menduar të largohem nga politika që të shpëtoj por…

13
Sigal

Deputetja e Partisë Socialiste, Olta Xhaçka ka folur në Kuvend në lidhje me akuzat që opozita i bën se burri i saj është favorizuar si investitor strategjik, duke kërkuar edhe heqjen e mandatit të saj si deputetë.

Në momentin që Xhaçka mori fjalën nga vendi ka folur edhe Gazment Bardhi. Këtë të fundit, deputetja e PS e quan shpifës.

Ajo thotë se shumë herë ka menduar që të largohet nga politika për të shpëtuar nga linçimet, por shprehet se as ka influencuar dhe as ka përfituar.

Ndërkohë nga ana tjetër, Gazment Bardhi ka folur nga vendi pa mikrofon dhe i nervozuar, duke iu drejtuar “Të të vijë turp, dorëzoju drejtësisë”