Banorët e Kamzës letër Berishës për varfërinë dhe kërkesë që Xhelal Mziu të përfaqësus i PD në garë për Bashkinë

157
Sigal

700 banorë të Kamzës prej një viti i kanë dërguar një peticion Kryeministrit Edi Rama për shkak të gjendjes së vështirë në të cilën jetojnë, në ndërtesa të armotizuara dhe të shkatërruara nga tërmeti i 26 nëntorit 2019. Edhe pas 3 vitesh, këta banorë nuk janë ndihmuar nga Bashkia Kamëz. Ata akuzojnë Kryetarin e kësaj Bashkie Rakip Suli dhe vartësit e tij për falsifikim dokumentash për të mos ndërhyrë në këto godina. 141 familet nuk kanë ende asnjë përgjigje dhe asnjë ndihmë nga qeveria apo pushteti lokal. Familjarët në këto kushte i janë drejtuar liderit të opozitës Sali Berisha ku rendisin shqetësimet e tyre. “Drejtuesi aktual i Bashkise Kamëz Z.Rakip Suli, Drejtori i Përgjithshëm në Bashki Z. Elvis Gjika(Personi kyç që është marrë me situatën e rindërtimit), Drejtori i Urbanistikës Z.Erlend Baballëku, Drejtoria e Burimeve Njerëzore, Drejtoria e Auditit të Brendshëm, Instituti i Ndërtimit dhe Ministri i Rindërtimit Z.Arben Ahmetaj duke shkelur hapur ligjin, në bashkëpunim midis tyre, duke shpërdoruar detyrën, duke falsifikuar dokumenta zyrtare, me një paaftësi dhe dashakeqësi kriminale kanë bërë të mundur që hartimi dhe miratimi i PLANIT TË DETYRUAR VENDOR, të mos bëhet realitet. Në dijeninë tonë fillimisht janë ngritur grupet e punës për verifikimin e dëmeve të tërmetit me ekspertë të bashkisë dhe ata të Institutit të Ndërtimit dhe më pas me Urdhër të veçantë të Kryetarit të Bashkisë ka nisur procesi për hartimin dhe miratimin e PLANIT TË DETYRUAR VENDOR, për familjet e strehuara në ish- stallat blegtorale të Lagjes Nr.6 Bathore. Pas kërkesës zyrtare të Bashkisë drejtuar Institutit të Ndërtimit, ky i fundit ka nxjerrë Aktin e Ekspertizës së Thelluar duke i klasifikuar stallat të pabanueshme, që do të thotë që Bashkia menjëherë duhej të fillonte punën sipas përcaktimeve. Prej 30 vitesh për arsye social-ekonomike, jemi vendosur në fillimet e viteve 90 në ish- Kompleksin Blegtoral, lagja 6 Bathore, Bashkia Kamëz. Këto stalla kanë kushte skandaloze dhe janë rrezik serioz i epidemive të vazhdueshme për ne dhe komunitetin që na rrethon”, thuhet në peticionin e banorëve.

 

Banorët e Kamzës kërkojnë Xhelal Mziun në garë si përfaqësus i PD për Bashkinë

Banorët e Kamzës kanë kërkuar që kandidat për Bashkinë e Kamzës në radhët e Partisë Demokratike të jetë Xhelal Mziu. Banorët dhe demokratët e zonës kanë bërë kërkesë edhe në strukturat drejtuese të kësaj partie si dhe kryetarit demokrat Sali Berisha që të kandidojë Mziun për Bashkinë e Kamzës. Banorët kanë marrë shkas edhe nga suksesi që Mziu ka pasur duke bërë që në këtë Bashki për rritjen e mirëqenies së zonës dhe vetë qytetarëve. Banorët kërkojnë rikthimin e Xhelal Mziut në mënyrë që të jetë ai që do të përballet me Rakip Sulin në Kamëz. Ish- kreu i Bashkisë Mziu ka udhëhequr Bashkinë e Kamzës në 8 vite duke treguar përkushtim për banorët e duke investuar në këtë zone.