Bankers-Soros, vazhdojnë shkatërrimet në Zharrëz, banorët përsëri në grevë urie, “Rilindja” i mashtron

474
Vjollca KUTA
Firmat aksionare të lidhur me shtetarët, po masakrojnë banorët dhe zonin e naftës me shpërthime të paligjshme nëntokësore 
Policia rajonale, ka bërë shumë shoqërime e ndalime të banorëve protestues të Zharrëzës për “prishje të qetësisë publike”, për hapje kanali që pengon makinat e “Bankers” të futen në kantier, por nuk po ndalon asnjë batakçi të “Bankers” dhe “Soros”, që po shkatërrojnë me shpërthime të paligjshme nëntokësore një qendër të banuar dhe një zonë naftë-mbajtëse gjigante
Nisur prej këtij mashtrimi, shkatërrimi dhe shpërfilljeje të “Rilindjes” e për më tepër prej presionit policor rajonal, qysh prej 3 ditësh, një grup banorësh në Zharrëz, janë futur përsëri në grevë urie me një kërkesë ligjore: Dëmshpërblim për dëmet e shkaktuara dhe largim të bandës mafioze “Bankers-Soros” nga kjo zonë
Banorët e zonës Zharrës, kanë nisur sërish protestat e tyre, duke u futur edhe në grevë urie. Kujtojmë, që afro 2 muaj më parë, ata e mbyllën grevën 10 ditore të urisë, duke respektuar premtimet publike, të bëra prej kryeministrit Edi Rama, i cili deklaroi se kishte ngritur një komision të posaçëm qeveritar, që do të dëmshpërblejë ata për banesat dhe tokat e dëmtuara, por edhe do të vendosej drejtësia sipas ligjit në fuqi për dëmtime të pasurive publike (burimet e naftës), duke larguan nga Zharrëza firmën shkatërruese “Bankers”. Mirëpo, në vend që të largonte këtë firmë dhe të bënte dëmshpërblimin e banorëve sipas ligjit, kryeministri sorosian u çoi në fshat e në zonë edhe Soros-in, duke e bërë aksioanr me firmën “Bankers”! Komisioni qeveritar nuk u ngrit. Dëmshpërblimet e banesave e të tokave nuk po jepen. Uji vazhdon të jetë i ndotur. Bankers-Soros, po vazhdojnë të shkatërrojnë pa u ndalur banesat dhe tokat në Zharrëz. Policia lokale nuk i ndalon këtë krim edhe pse ka qindra denoncime e filmime nga banorët, duke zbatuar urdhrin e kryeshefit policor sorosian Sajmir Tahiri, por edhe duke “pirë ndonjë kafe netëve pa hënë” me shefat e “Bankers” që nuk i ndalin shpërthimet! Kujtojmë, që policia rajonale, ka bërë shumë shoqërime e ndalime të banorëve protestues të Zharrëzës për “prishje” të qetësisë publike, për hapje kanali që pengon makinat, por nuk po ndalon asnjë batakçi të “Bankers” e Soros, që po shkatërrojnë me shpërthime nëntokësore një fshat, një zonë, një komunitet, një zonë naftëmbajtëse gjigante. Ata nuk po kërkojnë luks, as punë dhe as bukë që të ushqehen, por po kërkojnë të jetojnë të qetë. Nisur prej këtij mashtrimi, shkatërrimi e shpërfilljeje të “Rilindjes” e për më tepër prej presionit policor rajonal, qysh prej 3 ditësh, një grup banorësh në Zharrëz, janë futur përsëri në grevë urie me një kërkesë ligjore: Dëmshpërblim për dëmet e shkaktuara dhe largim të bandës mafioze “Bankers-Soros” nga kjo zonë! Banorët që kanë nisur grevën po refuzojnë ushqimin në shenjë protestë ndaj kompanisë koncesionare “Bankers-Soros” dhe ndaj institucioneve të shtetit, që i mbështesin hapur. Banorët thonë se nuk do lejojnë askënd të shkatërrojë jetët, familjet dhe pronat e tyre, duke u shtuar si numër në këtë grevë! Kujtojmë, që banesat e tyre janë të pabanueshme dhe në rrezik, për t’u shembur për shkak të lëkundjeve në zonën afër me fushat naftëmbajtëse. 
Sigal