Banda e Portit të Durrësit nis fushatën për Dibrën

2841
Gazeta “Telegraf”

Zgjedhjet lokale në Dibër i paraprijnë atyre të përgjithshme, të cilat do të zhvillohen pas 9 muajsh, pikërisht rreth qershorit të 2017. Por 11 shtatori i muajt të ardhshëm, më shumë se sa një ditë feste mbahet mënd si ditë homazhi, ku terroristët talebanë të Bin La Denit goditën “Kullat Binjake” në Nju Jork, lirinë e vendit më demokratik në botë, që janë SHBA. Por me sa duket Bin La Deni ka tërhequr këmbën zvarre dhe të tjerë personazhe po kërkojnë ta përdorin këtë datë si dita e zezë e zgjedhjeve shqiptare, ku shtetarët e veshur me pushtet, të dyshimtë në të kaluarën e tyre, të lidhur pas ushkurit të qeverisë po përdorin çdo lloj mjeti dhe presioni kundër atyre që flasin komentojnë dhe argumentojnë situatën në vend. Një rast i tillë ka ndodhur dje, Zv/Drejtori i Portit të Durrësit, një emigrant i ardhur nga Greqia si shpërblim i mashtrimeve që ju bëri emigrantëve shqiptarë në Athinë e gjetkë në shtetin helen. Me origjinë nga Kuçova, a thua se pak djem e vajza ka qyteti i Durrësit, por na duhet të vijë Zv/Drejtori me tre emra Artjan Qirici, (Artur dhe Ardian) që durrsakët e përdorin me ironi që kemi drejtues në port, që nuk dinë as notë, po shqetësohet për zgjedhjet në Dibër. Më konkretisht një publicist i shquar, poet, shkrimtar dhe mbi të gjitha një shqiptar i vërtetë dërgoi një opinion në faqen zyrtare të Gazetës “Telegraf”. Shkrimi u botua me shumë korrektesë, madje pa i lëvizur as pikën dhe as presjen. Por problemi qëndronte se Zv/Drejtori i Portit të Durrësit Artjan-Artur-Ardian me mbiemër Qirici, por nga vëllai edhe me mbiemër Xhillari, gjë që kërkon saktësimin nga Arturi-Artjani apo Ardiani, na u shqetësua dhe se komenton publikisht në rrjetet sociale se publicisti është keqpërdorur nga gazeta dhe drejtori i saj Engjëll Musai?! Se nga e di këtë fakt ky zotëria, një Zot e di, dhe sipas Artjanit apo 3 A (Artjan-Artur-Ardian) gazetarin e njeh mirë në shkrim, madje i njeh edhe mendimet dhe idetë e tij. Titulli i shkrimit të publicistit të shquar Abdurrahim Ashiku dhe një prej penave më të mira në historinë e Dibrës, mbrojtës i krahinës së vetë dhe resurseve natyrore të dibranëve, mbrojtës i dibranëve të zhdukur para shumë vitesh ishte: Pse do ta humbë e majta, kryetarin e bashkisë së Dibrës. Sigurisht që gazetari dhe publicisti bënte analizën e vetë dhe është e drejta e tij dhe e atyre që mendojnë të kundërtën që të shkruajnë dhe të japin opinionin e vetë. Për ne si redaksi ka rëndësi fakti që e pranojmë dhe nuk e censurojmë, pavarësisht nëse një shkrim na pëlqen nga bindjet dhe idetë apo jo. Ja çfarë shkruan Zv/Drejtori 3A me origjinë nga Kuçova, në komentin e vetë poshtë shkrimit të publicistit dibran, Abdurrahim Ashiku: 
Artjan Qirici: “E njoh shumë mirë stilin (në të shkruajtur) të autorit, po aq sa njoh edhe vetë atë… Ndaj z. Abdurahim, jam i sigurt se gazeta e z. Engjëll ta ka bastarduar dhe përdorur politikisht mendimin, shqetësimin si edhe atë që ju (për mendimin tim) dëshironit realisht të përcillnit nëpërmjet shkrimit tuaj”.
Si, si qëndron e vërteta e 3 A dhe njërit prej personazheve më negative, më antishqiptare dhe shërbëtor i verbër i qarqeve shoviniste ne do të merremi pak sot dhe çdo ditë, deri në demaskimin e plotë të kësaj “monstre”, që u katapultua nga Greqia direkt si Zv/Drejtor i Portit të Durrësit. Duart e zeza nga grasua dhe nafta e kamionëve monopol të linjave të transportit të mallrave, apo aromat e femrave të përdhunuara nga njerëzit e tij të afërm do marrin përgjigje deri më një. Ky personazh për këto dhe të tjera që kanë të bëjnë me tenderat e Portit të Durrësit, implikimin dhe lidhjet e tij farefisnore me ministrat e ‘Rilindjes’ në kurriz të qindra mijëra emigrantëve që ndodhen në Greqi do marrin zgjidhje dhe përgjigje dhe do jenë objekt i ligjit të dekriminalizimit, pavarësisht se në cilën skutë do tentojë të fshihet kjo vemje. Por pas Artjan Qiricit (3A) reagon publicisti, shkrimtari dhe miku i shtypit Abdurrahim Ashiku, i cili në përgjigjen e tij për Gazetën “Telegraf” shkruan: “E njoh Qiricin në Athinë, madje kam shkruar për të, por në një rast, kur ai ishte kryetar i PS në Athinë, më doli përpara dhe nuk më la të hyj si gazetar në takimin e Edi Ramës. Që atëherë e kam vlerësuar me zero. Faleminderit që më njoftuat. Unë nuk e kam lexuar që t’i përgjigjem ashtu si e meriton. Do t’i përgjigjem me një shkrim në adresën tuaj për numrin e së mërkurës. Nuk kam asnjë vërejtje për botimin e shkrimit. Kërkova ta marr sot gazetën, por fatkeqësisht gazetashitësit tek plazhi i Malit të Robit e kishin shitur”. Kjo është e vërteta me fakte dhe në dritë të diellit, por që bandave të “Rilindjes së Portit të Durrësit” nuk i vjen për shtatë. Detyrimi juaj nuk është të bëni politikat e zgjedhjeve lokale të një zone që as banoni dhe as i përkisni, por t’i shërbeni shqiptarëve për besimin që ju dhanë, por që ju e shpërdoruat dhe jeni kthyer në kamikazë të fjalës dhe shtypit të lirë. Ku e gjeni të drejtën ju Artjon Qirici ( 3A) që të bëni presion dhe të shpifni ndaj medias dhe ndaj gazetarëve të lirë dhe të pavarur në Shqipëri apo që vazhdojnë në emigracion për shkak të politikave tuaja të mbrapshta dhe mashtruese. Ju nuk keni pasur asnjë lidhje me PS dhe socialistët deri në 2012, por erdhët dhe me metoda të ulëta me dhe nën dorë kapët kreun e partisë në emigracion. Këtë ua kanë thënë dhe po ua thonë çdo ditë shqiptarët dhe emigrantët, të cilët ju i mashtruat para 2013. Modeli i emigrantit shqiptar është një gazetar trim dhe shqiptar i vërtetë, Shpëtim Zinxheria. Publicisti, investigatori dhe njeriu që çdo ditë qëndron tek shkallët e policisë greke dhe interesohet për fatin e vëllezërve të tij emigrant, gazetari Beratas që detyrojë policinë e Athinës të reagojë për vëllain e tij shqiptar nga Lezha të zhdukur nga policia para disa ditësh. Ky është shqiptari që detyrojë edhe shtypin botëror të investigojë qindra raste të zhdukjes së fëmijëve dhe emigrantëve që nuk u dihet fati. Ja se si e komenton ai qëndrim tënd dhe çfarë ka publikuar dje në rrjetin social fb. për ty ZV/Drejtori i Portit të Durrësit Artjan Qirici:
“Shpëtim Zinxhiria: Është një turp që në Partinë Socialiste u larguan njerëz me vlera, që iu përkushtuan për vite kësaj strukture, njerëz intelektualë, profesorë dhe doktorë shkencash, por që fatkeqësisht u zëvendësuan me njerëz që nuk kanë asgjë të përbashkët me Partinë Socialiste. Njerëz me dy fytyra dhe me tre emra, me intriga arritën të mashtrojnë majën drejtuese të kësaj strukture, duke hedhur paranë. Sot, njeri nga këta nëndrejtor që disponon tre emra, Ardjan, Artur, edhe Artjan, ndërsa tjetri nga Roland në Rudolf nga mbiemri Qirici në Xhillari. Ky i fundit i dënuar më parë, por sot hedh shurrën përjetë se ka paranë dhe sponsorizon ministrat dhe deputetët. Ishte ky që shoqëroi ministrin Tahiri në Athinë, më 7 prill, të cilën po filmoja dhe që nisi sherri midis meje dhe ministrit. Është ky i dënuar që sot është anëtar i asamblesë për Tiranën me numër rendor 29, që sot ka lënë me gojë hapur Degën e PS në Greqi. Por Reforma në Drejtësi besoj se do t’i pastrojë këto fytyra që përçan këtë strukturë dhe që sot na japin mësime mbi demokracinë sesi duhet të punoj gazeta “TELEGRAF”. Nëse kjo nuk përbën një turp, atëherë si mund të quhet tjetër”?! Ti Artjan, Artur, Ardian ( 3A) mundet të merresh edhe me zgjedhjet në Dibër, por t’i nuk ke të drejtë të abuzosh, të kërcënosh, të fyesh dhe shpifësh, pasi do të mbetesh një monstër e ndyrë dhe asnjë gjë nuk të shpëton nga maskarada dhe maskarallëqet në Portin e Durrësit dhe gjetkë. 
Katërmbëdhjetë pyetje për Artjan Qiricin, Zv/Drejtorin e Portit të Durrësit që presin përgjigje: 
1- Cila është lidhja jote me disa përfaqësues të PS në Tiranë?
2- A është e vërtetë që ti deri në 2012 nuk ke qenë i angazhuar në forumet e partisë legalisht?
3- Cili është personi që propozojë emrin tënd për zv/Drejtor të portit dhe pse?
4- A keni lidhje me ndonjë nga fëmijët e titullarëve të ‘Rilindjes’ dhe çfarë ju bashkon me ta?
5- Cili është nga këta tre emra, ai i vërteti dhe pse?
6- A është e vërtetë që i afërmi juaj i familjes ka rreth 30 kamionë?
7- Kush ja dha licencën dhe çfarë linjash mbulojnë?
8- A keni ndonjë vëlla të dënuar dhe për çfarë vepre penale akuzohej?
9- A është e vërtetë që një i afërmi juaj është dënuar për trafik femrash?
10- Me çfarë emri ka ardhur në Greqi dhe çfarë emri ka përdorur atje?
11- Po mbiemri i njëjtë është apo ka përdorur mbiemër tjetër?
12- A keni lidhje farefisnore me ndonjë nga ministret e “Rilindjes”?
13- Për sa tendera, blerje dhe aktivitete të tjera ekonomiko–financiare keni firmosur?
14- A është e vërtetë që shuma që keni kaluar si drejtori kalon vlerën e miliona eurove gjatë këtyre tre vjetëve?
Sigal