Balliu: Teza të iki Basha dhe Berisha është të shesësh opozitarizmin

173
Sigal

Anëtari i Komisionit të Rithemelimit Klevis Balliu ka reaguar në lidhje me kërkesën që të ikë Basha duhet të largohet edhe ish-kryeministri Sali Berisha, duke e quajtur shitje të opozitarizmit.

Në reagimin e tij në Facebook, Balliu e ka quajtur ‘Bashizmin’ si shitje të opozitarizmit për interesa financiare.

Postimi i plotë i Klevis Balliu:

Teza të iki Basha dhe Berisha është të shesësh opozitarizmin.

Bashizmi në thelb është shitje e opozitarizmit për interesa financiare, kjo tanimë është e qartë. 

Bashizmi gjithashtu përkthehet në mbajtjen e pozicioneve pa patur mbështetje, pa patur votë.

Në këtë kontekst të largosh atë që ska mbështetje është normale por ti kërkosh atyre që kanë mbështetje dhe kanë votën e antarësisë të largohen nga gara është të mbash gjallë një tjetër që ska votë, qoftë ky Luli apo kushdo tjetër pak rëndësi ka. 

Luli është pjesë e një linje të caktuar politike që ka kapur vendin, tani që është bërë i papranueshëm, e njëjta linjë politike që mban Ramën në pushtet dhe ndërtoi bashizmin, kërkon që të ikë Luli si fytyra e bashizmit që të mbrohet bashizmi si sistem politik. 

Këtu nuk bëhet fjalë të heqim njërin dhe të sjellim tjetrin, këtu bëhet fjalë të shkatërrosh sistemin e të pavotuarve dhe të pazareve në kurriz të opozitës, gjë e cila mund të ndodhi vetëm me një garë të pastër, të qartë, të vërtetë ku kushdo garon dhe ai që fiton drejton në bazë të votës dhe jo pazarit.