Balla për OJF-të: Harxhojnë fondet për seminare, jo për hallexhinjtë

564
Qeveria ka sjellë në Kuvend një projektligj për krijimin e Këshillit Kombëtar te Shoqërisë Civile, çka ka shërbyer që deputeti socialist Taulant Balla të shprehë vërejtje ndaj OJF-ve dhe shpenzimeve të fondeve prej tyre. Akuza për shpërdorimit e fondeve nga OJF-të ngriti dhe kryetarja e Komisionit të Integrimit, Majlinda Bregu, ku u diskutua sot drafti i qeverisë.
Gentjana Sula: Qeveria kërkon ngritjen e Këshilli Kombëtar të Shoqërisë Civile. Kontributi i saj ndër vite është i madh, ndaj duhet ky këshill. Ai përbëhet nga shoqëria civile, qeveria dhe Këshilli Ekonomik. AMSHC-ja do të jetë një sekretariat brenda këtij këshilli. Do të rrisë transparencën dhe bashkëpunimin me shoqërinë civile sidomos ndaj objektivave integruese.
Taulant Balla: Iniciativa shumë e mirë, por do të sillja një problem që do të dalë. Ka lidhje me përbërjen. E njëtrajtshme mes qeverisë në 13 anëtarë dhe 14 anëtarë në Shoqërinë Civile. Problemi është tek përzgjedhja e përfaqësuesve të Shoqërisë Civile. Procesi të jetë i zgjeruar dhe transparent. Edhe shoqëria civile tek ne është kthyer në monopol. Bëjnë vetëm simpoziume në “Rogner”, por të ketë shkuar ndonjëherë në terren të qajë ndonjë hall me grupet vulnerable që gjysme përfaqëson. Duhet po ashtu transparencë për fondet që shpenzon shoqëria civile nga buxheti i shtetit dhe organizatat evropiane. Fondet për komunitetin rom dhe egjiptian shkojnë më shumë seminare sesa tek hallexhinjtë.
Majlinda Bregu: A mund të garantojë pavarësinë e Shoqërisë Civile ky këshill kur drejtohet nga një ministër? Pse mbledhjet e tij duhet të bëhen në Kryeministri? Nga informacionet që unë kam, fondet u janë shpërndarë atyre OJF-ve të lidhura me forumet rinore të partive politike.
Sigal