Balla: Basha s’është gjykuar për Rrugën e Kombit, të rifillojë hetimi

324

Socialisti Taulant Balla përmes rrjetit social “Facebook” ka publikuar një vendim të Gjykatës së Lartë që ka vendosur shpalljen të pavlefshme të akteve produceriale për procesin ku Lulzim Basha akuzohej për shpërdorim detyre dhe pabarazi në tender në kohën ku ishte ministër i Transportit, ku në thelb të akuzave ishte Rruga e Kombit.

Në vendimin e publikuar nga Balla Gjykata e Lartë nuk është shprehur për krimin e shpërdorimit të detyrës dhe sipas Ballës, Prokurori i Përgjithshëm duhet të lexojë vendimin e Gjykatës dhe të rifillojë hetimin.

Statusi i plotë i Ballës në rrejtin social “Facebook”
Lulzim Basha nuk eshte gjykuar akoma “per krimet e shperdorimit te detyres dhe te shkeljes se barazise se pjesemarresve ne tendera apo ankande publike, te kryera ne bashkepunim, qe parashikohen, perkatesisht, ne nenet 248 dhe 258 te Kodit Penal, ne lidhje me nenin 25 te tij”.

Basha i ka shpetuar gjykimit me kete vendim qe po publikoj sot lidhur me Deklarimin e pavlefshem te akteve proceduriale: “Flete-Thirrje e dates 24.11.2008 me nr.1048/74 Prot.”, si dhe ” Akt-Njoftimin e Akuzes te dates 27.11.2008, me nr.1048 Prot.” Te Prokurorise se Pergjithshme Tirane me prokuror Arben Kraja.
Por Gjykata nuk eshte shprehur per krimin e shperdorimit te detyres.


Prokurori i Pergjithshem duhet, pa humbur kohe, te lexoje vendimin e Gjykates dhe te rifilloje hetimin.

Ne ditet ne vijim fakte te reja qe mbeshtesin rihapjen e hetimit ndaj personit ne hetim Lulzim Basha, i biri i Xhelalit dhe i Remzies, lindur ne Tirane, me 12.06.1974 banues ne Rrugen “Demir Gashi”, Nr.1, Tirane