Bahri Shaqiri: Situatë katastrofike në Shijak

239
Sigal

Më shumë se 20 familje u mbuluan nga uji në lagjen ‘Erzen’ të Shijakut.

Banorëve u duhet të përdorin varkat ose kanoet për të vajtur në shtëpi.

Rruga dhe e gjithë zona u përmbytën.

Kjo situatë është e përsëritur dhe ndodh shpesh sa herë që bie shi.

Autoritetet flenë gjumë dhe nuk kanë marrë asnjë masë për përmirësimin e situatës.

“Rilindja” e papërgjegjshme do japë llogari për këtë situatë katastrofike për banorët e Shijakut.

2️⃣5️⃣ prilli do jetë dita e largimit të kësaj qeverie arrogante dhe indiferente që nuk kujdeset për banorët dhe dita kur do nisë një qeverisje e re në shërbim të banorëve dhe familjeve të thjeshta.

Bahri Shaqiri
LSI Durrës